• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Katër skemat e pastrimit të parave në Shqipëri: Call Center-at, transfertat nga Amerika Latine, investimet dhe…

03/04/2018
Katër skemat e pastrimit të parave në Shqipëri: Call Center-at, transfertat nga Amerika Latine, investimet dhe…

Pas analizimit të të dhënave nga organet ligjzbatuese, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka zbardhur 4 rrugët kryesore që përdoren për të futur në Shqipëri paratë e siguruara përmes krimit e korrupsionit.

E para në listën e Drejtorisë është një skemë që shfrytëzon transferta nga shoqëri të regjistruara në parajsa fiskale, në favor të shoqërive ‘call center’. Raporti i referohet një kompanie “A” me objekt veprimtarie ‘call center’, në llogarinë e saj në një nga bankat që operojnë në vend që në fillimet e aktivitetit kishte përfituar disa transferta të dërguara nga vendet e BE, nga shoqëri të regjistruara në vende të parajsës fiskale (i ndryshëm nga vendi i dërgimit të transfertave).

Në të njëjtën adresë që ushtronte aktivitetin kompania A, kishin regjistruar selinë edhe 11 biznese të vogla të tipit Person Fizik me të njëjtin objekt veprimtarie si të shoqërisë A dhe të regjistruara në të njëjtën datë në QKB. Këto biznese ishin regjistruar në emër të punonjësve të shoqërisë dhe kishin moshë tepër të re. Fondet e mbërritura në llogaritë e 11 bizneseve ishin pothuajse në të njëjtat vlera (10,000-15, 000 EUR për transfertë) dhe të gjitha këto fonde tërhiqeshin menjëherë nga shtetasi Z, i cili ishte person i autorizuar për kryerje transaksionesh në bizneset PF si dhe njëkohësisht i punësuar menaxher në shoqërinë A.

E dyta në listën e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të parave është një skemë përmes së cilës futja e parave të pista bëhet përmes transfertave të kryera me vende të Amerikës Latine nga shtetas me lidhje familjare me persona të dënuar për trafikim lëndësh narkotike. Të afërmit e personit të dënuar kanë dërguar për rreth çdo muaj 18 deri 20 transferta nga 200 deri 1 mijë euro në një vend të Amerikës Latine, të cilat janë tërhequr më pas nga të afërm të tjerë.

Tipologjia e tretë përdor transferimet shpeshta të parave në sistemin bankar shqiptar. Një shtetas shqiptar, i cili zotëron 4 biznese, ka marrë një shumë 310 mijë euro nga një kompani me të cilën ka marrëdhënie biznesi. Shtetasi ka kryer për rreth 6 vite transferta të tilla parash, ndërkohë që pas verifikimeve ka rezultuar me precedent penalë për veprën e mashtrimit.

Tipologjia e katërt përdor investimet e siguruara nga aktiviteti kriminal në pasuri të paluajtshme.

Shtetasja A ka depozituar në një bankë të nivelit të dytë shumën 80, 000 EUR duke deklaruar të ardhura nga emigracioni.

Ndërkohë në të njëjtën periudhë dhe në të njëjtën bankë, shtetasi X (dhëndri i shtetases A) ka hapur llogari të përbashkët me bashkëshorten e tij shtetasen B, ku ka depozituar shumën 65,000 EUR si kursime familjare dhe puna në emigracion në një vend të BE. Në lidhje me këto depozitime nuk është paraqitur asnjë dokument justifikues, raporton Scan.

Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se shtetasja B ka investuar në pasuri të paluajtshme në vlerën prej 150,000 EUR por se nuk kanë biznes të regjistruar në QKB. Të dy personat janë verifikuar dhe rezultojnë të dyshuar në një shtet të Bashkimit Evropian për trafikimin e lëndëve narkotike

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lecce “burgos” Ramadanin, në Itali zbulojnë klauzolën në kontratë

Lecce “burgos” Ramadanin, në Itali zbulojnë klauzolën në kontratë

25/12/2025
Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al