Vijojnë kthjellimet në territor deri në mbrëmje kur vranësirat bëhen të dukshme. Sipas Meteoalb paraditja e së enjtes mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke sjellë pas mesditës dhe në vijim, shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të vendit. Kthjellime me alternime vranësirash e shira afatshkurtër vijojnë edhe të premten. Temperaturat e ajrit rriten lehtë mëngjesin e së enjtes, por rënie të lehtë sjell mesdita. Rënia vijon më e ndjeshme të premten në orët e mesditës si pasojë e vranësirave dhe shirave të herë pas hershëm në territor.









