• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ditë të vështira do të vijnë, parashikimi i frikshëm për motin në Shqipëri

06/06/2018
Kujdes në datat 29 Qershor dhe 1 Korrik, ja qarqet që rrezikohen nga temperaturat e larta

Shqipëria do të goditet nga valë më ekstreme të nxehti për shkak të ndryshimeve klimatike, ndërkohë që tendenca e reshjeve po shkon në kah të kundërt me atë që ka rajoni. Rënia e tyre është me të paktën 20%. Këto janë disa nga rezultatet që nxjerr një studim i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal i lidhur me ndryshimet klimatike në Ballkanin Perëndimor.

“Ndryshimet në reshje nuk janë domethënëse në përgjithësi dhe raportohen në rritje në pjesën më të madhe të rajonit me përjashtim të rënies më të theksuar në Shqipëri. Shpërndarja hapësinore e reshjeve të akumuluara tregon ndryshime në pjesën më të madhe të rajonit me një interval plus ose minus 5% dhe në disa zona edhe rritje 10%.

Shqipëria dhe pjesët perëndimorë të Maqedonisë tregojnë për një rënie më e theksuar në pjesën bregdetare kryesisht 20%. Mesatarja 10-vjeçare e llogaritur për gjithë trendin nga 1961-2015 ka të njëjtën tendencë duke treguar një rritje kryesisht me 10-20 milimetra në 10 vjet, por një trend negativ në Shqipëri me 10-30 milimetra/10 vjet në rajonin bregdetar verior” thuhet në studim.

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor sipas studimit konsiderohen në brezin e vendeve me rrezik të mesëm deri në të lartë sa u përket ndryshimeve klimatike për shkak të përqindjes së lartë të popullatës që është e punësuar në sektorë të lidhur me motin dhe klimën. Edhe papunësia e lartë është një pengesë e dukshme e përbashkët për gjithë rajonin.

Të dhënat e mbledhura tregojnë se i gjithë rajoni është nën një rritje domethënëse të temperaturave më e theksuar në Mal të Zi dhe në Bosnjë-Hercegovinë dhe më pak në Maqedoni.

Rritja e temperaturave është duke u intensifikuar nga Jugu në Veri. Republika e Maqedonisë dhe pjesa qendrore dhe jugore e Shqipërisë kanë ndryshime në intervalin 0.5-1 gradë Celsius, ndërsa në veri të Shqipërisë dhe në katër ekonomi të tjera të Ballkanit Perëndimor në intervalin 1-1.5 gradë celsius.

Ndryshimet klimatike 2016-2035

Ndryshimet klimatike pritet të kenë ndikime edhe më të dukshme në të ardhmen e ndarë në parashikimet që bëhen në të paktën tre etapa. Për atë të parë që është 2016-2035 numri i ditëve të nxehta do të rritet me 5-10 ditë dhe me vlera më të larta domethënëse në disa rajone si zona bregdetare shqiptare, rajoni I Podgoricës,, Maqedonia, Serbia Jugore dhe qendrore dhe disa pjesë të Bosnjë Hercegovinës.

“Mesatarja e gjatësisë dhe frekuenca e valëve të të nxehtit po rriten lehtësisht me ndryshime të mundshme më të theksuara në disa rajone të jugut çka lajmëron për një rritje ndoshta më ekstreme sesa shihet, veçanërisht në zonat bregdetare të Shqipërisë, në zonën Jugore të Bosnjës, në Podgoricë dhe juglindjen e Maqedonisë”, vlerëson studimi.(Monitor)

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bayern likuidon Heidenhaim me “poker”, Harry Kane arrin rekord historik (VIDEO)

Bayern likuidon Heidenhaim me “poker”, Harry Kane arrin rekord historik (VIDEO)

22/12/2025
Real-Vinicius, tifozët firmosin divorcin, vërshëllehet në korr

Real-Vinicius, tifozët firmosin divorcin, vërshëllehet në korr

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al