• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tundet Greqia, tërmet 6.8 ballë. A rrezikohet edhe Shqipëria?

26/10/2018
Tundet Greqia, tërmet 6.8 ballë. A rrezikohet edhe Shqipëria?

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 ka goditur natën e kaluar, rreth orës 2 të natës (me orën tonë) brigjet perëndimore të Peloponesit, në Greqi, duke shkaktuar frikë të madhe por fatmirësisht asnjë viktime por vetëm shumë dëme materiale. Epiqendra është lokalizuar në detin Jon, rreth 38 kilometra nga ishulli Zante (ose Zakinthos), në një thellësi 14 km.

Lëkundjet janë ndjerë deri në Athinë, rreth 300 km në distancë, por edhe në jug të Italisë, Shqipërisë dhe në Maltë. Dëmet më të mëdha janë regjistruar në Zante, në mënyrë të veçantë në portin e ishullit, që pavarësisht kësaj mbetet në funksion.

Për orë të tëra energjia elektrike është ndërprerë. “Po kontrollojmë të gjithë fshatrat e ishullit, ku ndodhen ndërtesat e vjetra”, -ka thënë zëdhënësi i Mbrojtjes Civile Spyros Georgiou, duke shtuar që mungesa e energjisë elektrike i bën gjërat më të vështira, por teknikët po punojnë dhe shpresojmë që shpejt ky problem do të zgjidhet.

Në një nga ishuj aty pranë pikërisht në Strofadi janë regjistruar dëme të mëdha në manastirin antik, ku pjesa më e madhe e Kullës është shembur. Pjesë të një kishe janë shembur edhe në qytetin e Pyrgos, pranë brigjeve. Pas tërmetit është shpërndarë edhe alarmi për cunam, por sipas të dhënave nuk është verifikuar asnjë anomali me dallgët. Lëkundjet e fuqishme janë shoqëruar edhe nga të tjera tërmete më të lehta.

Edhe në Itali, ka pasur lëkundje në disa qytete, nga Sicilia në Basilikata, nga Calabria në Puglia, deri në Campania. Instituti kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka bërë me dije që ‘në brigjet e Calabrisë, Basilikatës, Puglias, Sicilisë (në Jon) është shpallur alarm portokall, me rritje deri në 1 metra të nivelit të detit.

Të gjithë banorët janë këshilluar të qëndrojnë larg zonave bregdetare. Instituti bën me dije që anomali deri në 10 centimetra në det ka patur edhe në det pranë Castella në provincën e Cuneo, ku konfirmohet alarmi portokall në brigjet e Jonit në Itali’. Fatmirësisht Shqipëria nuk preket nga fenomeni në fjalë.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vllaznia nuk arrin të shkëputet nga Elbasani, vetëm një ndryshim në katërshen e fundit të tabelës! Ja renditja e Superiores pas javës së 12-të

Analizë statistikore e rezultateve gjatë 18 javëve/ Kampionat “bunker”, golat mbeten përjashtim

30/12/2025

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al