Një puthje në buzë poshtë flamurit mes një ushtari dhe një emigranti, ka nxehur gjakrat në Greqi. Vetë grekët janë shprehur të ofenduar dhe shumë të indinjuar nga fotoja e postuar në instagram nga oficeri grek, i cili puthet në buzë poshtë flamurit kombëtar. Pavarësisht se institucionet zyrtare janë shprehur se oficeri i përket komunitetit LGBT, kjo nuk i ka qetësuar aspak grekët, pasi sipas tyre një gjest i tillë poshtë flamurit kombëtar ëhstë fyes për këdo. “Dhe pastaj ju prisni që ky t’ju mbroj”, ka shkruar një komentues duke publikuar foton e puthjes pasionante midis oficerit të policisë greke dhe refugjatit.










