Pas bllokimit të rrugës nga ana e protestuesve grekë në aksin Gjirokastër-Kakavije në hyrje të fshatit Bularat, burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se priten arrestime të protestuesve që bllokuan rrugën.
Burimet gjithashtu sqarojnë se forcat anti-terror, kanë identifikuar të gjithë personat që kanë bllokuar rrugën, por edhe organizatorët e kësaj proteste në hyrje të fshatit.
Protestuesit grekë, pas përfundimit të ceremonisë mortore, bllokuan për mbi 10 minuta rrugën nacionale duke shkaktuar kaos dhe trafik.









