• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çfarë ndodh nëse opozita djeg mandatet e deputetëve

18/02/2019
Opozita hipokrite përballë familjes që kërkon ta lënë të qetë

Nga Ardit Rada

Prej kohësh opozita ka artikuluar mundësinë e djegies së mandateve. Por këtë të diel, Lulzim Basha u shpreh se do ta shtrojë si pyetje në tryezën e deputetëve të tij, për t’iu bindur më pas vullnetit të shumicës së tyre.

Por çfarë ndodh nëse ky vendim merret nga ana e Partisë Demokratike dhe si realizohet djegia e mandatit? Teknikisht deputetët mund të dorëhiqen pranë KQZ-së, ose mund të rrinë gjashtë muaj jashtë punimeve të Kuvendit dhe mandati humbet automatikisht për shkak të mungesës së gjatë.

Kushtetuta përcakton qartë se në qoftë se deputetët mungojnë 6 muaj pa arsye, mandatet e tyre digjen. Megjithatë ligji themelor i shtetit nuk shprehet nëse ligjvënësit opozitarë, në bllok, vendosin të djegin mandatet e tyre.

Më herët, konstitucionalistët janë shprehur se në këtë rast është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që duhet të japë një zgjidhje. Nga ana tjetër, KQZ është shprehur prej kohësh se në rast të një vendim në bllok, e vetmja që mund të zgjidhë situatën është marrëveshja politike. Në rast të kundërt Kuvendit do t’i duhet të funksionojë me deputetët e mbetur të mazhorancës.

Neni 71 i Kushtetutës së Republikës parashikon qartë se kur ndërpritet mandati i deputetit.

Sipas pikës së dytë të këtij neni, mandati mbaron ose është i pavlefshëm kur deputeti nuk bën betimin; kur heq dorë nga mandati; kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjedhshmërisë ose papajtueshmërisë me ligjin; kur mbaron mandati i Kuvendit; kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend dhe kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Ndërkohë Kodi Zgjedhor përcakton se mandati i deputetit, i fituar sipas neneve 162 dhe 163 të këtij Kodi, ndërpritet vetëm për shkaqet e parashikuara në nenin 71 të Kushtetutës.

Megjithatë në rast të heqjes dorë vullnetarisht nga mandati, KQZ-së do t’i duhet të thërrasë për zëvendësim ata që nuk fituan në listat e opozitës, sipas renditjes në listat e dorëzuara në zgjedhjet 2017. Kjo mund të krijojë një rrëmujë, sepse emra të panjohur për vetë Bashën dhe Kryemadhin mund ta pranojnë mandatin në emër të pasurimit të CV-së apo privilegjeve që përfiton si ligjvënës.

Por krahas këtij opsioni, mazhoranca aktuale për t’i dhënë një zgjidhje një situate të tillë, ligjërisht mund të shpallë zgjedhjet e parakohëshme.

Related Posts

Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Kreshnik Spahiu: PD tha “fituam” në 25 prill, pastaj tha “janë manipuluar” kur humbën. Më shumë vota të pavlefshme ka PS
Blog

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit

02/09/2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”
Blog

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

02/09/2026
Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese
Blog

Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

28/08/2026
Sherr për plazhin në Ksamil, kërcënohet 22-vjeçarja
Blog

Vrasja në Ksamil dhe nevoja që shërbimet turistike të licencohen për standarde sigurie

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jam qenie njerëzore – Balkanweb.com – News24

Nuk veshi fanellën pro Ceuta-s, Mbappe sqaron pozicion e tij: Jam qenie njerëzore

17/09/2026
Jam qenie njerëzore – Balkanweb.com – News24

Jam qenie njerëzore – Balkanweb.com – News24

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al