• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kush janë deputetët që i thanë ‘Jo’ Bashës dhe Kryemadhit

21/02/2019
Kush janë deputetët që i thanë ‘Jo’ Bashës dhe Kryemadhit

Në një akt të paprecedent të historisë së pluralizmit shqiptar, opozita e vendit dogji sot mandatet parlamentare.

Thirrjes së Lulzim Bashës katër ditë më parë iu përgjigjën pa kundërshtime masa e deputetëve të tij, aleatët e vegjël si dhe Monika Kryemadhi e LSI-së.

Por, mes dy grupeve parlamentare të PD-së dhe LSI-së, 3 deputetë nuk kanë dorëzuar akoma mandetet.

Nga radhët e PD, Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi nuk i kanë djegur ato.

Një nga misteret e mëdha mes deputetëve që duhet të prononcohen për djegjen e mandatit është edhe ai i Rudina Hajdarit e cila gjendet në ShBA. Megjithëse ka folur nga përtej oqeanit ajo nuk është solidarizuar automatikisht me vendimin e forumeve të PD-së, por ka thënë se verdiktin e saj do ta japë pas kthimit në Shqipëri.

E pyetur nga “Panorama” ditën e djeshme nëse do e firmosë djegien e mandatit, deputetja demokrate tha: “Nesër do vij në Shqipëri dhe shumë shpejt do të bëj publik qëndrimin tim”.

Myslim Murrizi nga ana tjetër ka refuzuar të dorëhiqet nga mandati, por pa mbajtur një qëndrim zyrtar.

Pasi mungoi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së dje, Murrizi ka publikuar një status në Facebook kur përveçse hodhi akuza se bij ish-komunistësh janë shpërndarë në çdo cep të politikës, vetë një pjesë e saj fërkon duart deri në ditën që do të zaptojë karriget e pushtetit.

“28 vjet që flitet në emër të popullit dhe askujt nuk i bie mendja për popullin. E duan sa i marrin votën për të marrë pushtetin, pastaj i hipin në kurriz në emër të popullit. Një palë gëzojnë karriget e pushtetit, një palë tjetër fërkojnë duart se presin radhën që të zaptojnë karriget e pushtetit. 29 vjet post komunizëm që ky vend qeveriset po nga pjella e ish-komunistëve.” – shkruan mes të tjerash Murrizi.

Ishte Lefter Koka ai që doli haptazi kundër vullnetit të grupit dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, duke thënë se nuk e djeg mandatin e tij.

Ai në një status në Facebook theksoi se është zgjedhur për të përfaqësuar popullin dhe shton se LSI po tërhiqet zvarrë nga Sali Berisha, njëri që sipas Kokës, bën thirrje për të qëlluar me “plumb ballit” në shekullin e 21.

“Ky nuk është një vendim thjeshte i Lëvizjes Socialiste për Integrim por i Saliut, i cili në shekullin e 21 bën thirrje për plumba ballit. Dhe nese erdhi dita që ai të tërheqë zvarrë LSI , a thua se LSI është Luli, nuk mund të më tërheqë zvarrë mua drejt aventurave qe une i gjykoj të turpshme për shoqërinë shqiptare dhe demokracinë.” – shkruante Koka dy ditë më parë.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“E njohim rivalin, kemi ardhur për fitore”, Balaj del garant përpara Daugavpils: Synojmë kualifikimin (VIDEO)

“Më kishte munguar goli”, Balaj: Vllaznia ringrihet, bashkë shkojmë larg

24/12/2025
Skandal i madh në Turqi, Ptesidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga

Skandal i madh në Turqi, Presidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al