Gazetarja Ornela Liperi tha se situata politike në vend po frikëson edhe turistët e huaj. Sipas saj, së fundmi janë anuluar tre fluturime me “Charter” nga turistët dhe kjo vjen si pasojë e situatës së paqartë ku ka hyrë politika e vendit.
E pranishme në emisionin të “Të PaEkspozuarit” në News 24 Liperi kritikoi edhe mediat që transmetojnë disa herë në ditë shefin e qeverisë edhe në rastet kur deklarata e tij nuk përmban asnjë lajm.
“Kryeministri këtu i jepet shumë hapësirë dhe me kemi rënë në grackën e tij. Nuk e kuptoj se pse kryeministri duhet të dalë gjatë gjithë ditës në media, por kur të ketë lajm. Kryeministri kur nuk thotë lajm nuk keni pse e nxirremi.
Provojeni njëherë ta bojkotoni. Situata është e paqartë nga situata politike. Këtë po e krijon opozita. Ka patur anulime të “Charterave” të turistëve që do të vinin për turizëm në Shqipëri”, tha mes tjerash ajo.









