Një sasi eksplozivi është gjetur mbrëmjen e sotme në mes të rrugës në lagjen “10 korriku” në Vlorë.
Lënda plasëse është konstatuar në aksin e Unazës, rruga që dublon Lungomaren dhe dyshohet se munbd të jetë shkëputur gjatë ecjes nga ndonjë automjet.
Tritoli me detonator i lidhur me tel është i mbështjellë me letër natriban dhe pritet ndërhyrje nga forcat xhenio.
Policia ka bllokuar menjëherë rrugën ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.










