Fermerët që janë prekur nga ulja e rimbursimit të TVSH-së për qumështin do të kompensohen. Kështu ështës shprehur ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Cuci gjatë një debati në News 24. Cuci ka thënë se kompensimi do të jetë me 10 lekë për cdo litër qumështi të shitur. Vendimi pritet të miratohet në mbledhjen e qeverisë ditën e enjte.
Kjo masë nga 20 që ishte e çuam në 6 për qind. Qumështi si pjesë e sektorit nuk përfiton shumë nga heqja e imputeve bujqësore dhe ka një problem që i krijohet vetëm qumështit. Duke qenë se fermeri nuk përfiton nga skema tjetër të alternativës, ne kemi menduar ta kompensim jo me 5 lek, por me 10 lek. Do ta shesë qumështin më lirë, por do të kompensohet nga shteti. Fermeri do të jetë përfituesi i drejtpërdrejtë”, tha Çuçi.









