Djali i zëvendësministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Bashkim Krasniqi, u sulmua ditën e djeshme nga nga një person i quajtur Përparim Dugova. Në ato momente 16-vjeçari Krasniqi po kthej në shtëpi nga shkolla. Sipas policisë ngjarja ndodhi në Fushë Kosovë në rrugën ‘Gjirokastra’
Rrugës për të shkuar në shtëpi 16-vjeçari ishte me shokët dhe shoqet, e për njërën prej tyre ndodhi edhe konflikti që përfundoi me thikë e grushta. Përparim Dugova e akuzoi 16-vjeçarin se ia kishte ngacmuar të dashurën dhe pastaj u përlesh fizikisht me të.
Djali i zv.ministrit u sulmua me thikë dhe mori dëmtime të lehta në trup dhe theu dorën si rezultat i incidentit. Përleshja përfundoi pasi kalimtarë të ndryshëm i kanë ndarë nga njëri-tjetri.
Edhe pse V. Krasniqi kishte insistuar se vajzën e kishte vetëm shoqe, Përparimi kishte vendosur që për këtë rast të lante hesapet. Dje gjatë ditës, ai fillimisht e kishte kërcënuar kur djali po kthehej nga shkolla, e pasdite konfliktin e kishte vazhduar edhe kur kishte tentuar të hynte në shtëpinë e zëvendësministrit.
Pas ndërhyrjes së policisë, që të tre të implikuarit në incident u shoqëruan në stacion të policisë, ku Krasniqi dha deklaratë si prindi i të miturit.