• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pritja në Tiranë, ministri Çuçi fton investitorët sauditë të investojnë në sektorin bujqësor (FOTO)

20/04/2019
Pritja në Tiranë, ministri Çuçi fton investitorët sauditë të investojnë në sektorin bujqësor (FOTO)

Grupi i investitorëve sauditë të cilët kishin mbërritur në Shqipëri me ftesë të Kryeministrit Edi Rama për një “Business Tour” tre ditor zhvilloi një takim edhe Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi dhe drejtues të tjerë të lartë të këtij dikasteri. Gjatë këtij takimi u prezantuan potencialet e Shqipërisë për investitorët e huaj, me fokus të veçantë sektorin bujqësor dhe zhvillimin rural.

“Bujqësia është për ekonominë tonë një sektor strategjik. Kemi shtuar mbështetjen vit pas viti me grante dhe politika të tjera favorizuese për fermerët, por Shqipëria rurale ka ende potenciale të pashfrytëzuara prandaj investimet e huaja janë të mirëpritura”, tha ndër të tjera ministri Çuçi gjatë fjalës së tij.

Në vijim të takimit pati edhe një prezantim më të detajuar të fushave konkrete me interes të lartë për ne dhe investitorët sauditë sa i përket investimeve të huaja. Ndër to përmendim prodhimin e grurit dhe patates; qendrat bujqësore multifunksionale, blegtorinë, investimet në porte, rehabilitimin e digave dhe sistemit të vaditjes, akuakulturën etj. Në mënyrë të veçantë ata u interesuan për blerjen nga Shqipëria të bagëtive të imta.

Fluksi hyrës i Investimeve të Huaja Direkte në Shqipëri ka ruajtur një trend rritës pozitiv gjatë viteve. Qeveria ka miratuar një kuadër ligjor që synon nxitjen dhe tërheqjen e investimeve strategjike, vendase dhe të huaja, në sektorët e ekonomisë, të identifikuar prej këtij ligji si sektorë strategjikë, nëpërmjet vendosjes së procedurave të posaçme administrative favorizuese, lehtësuese apo përshpejtuese të mbështetjes e të shërbimeve ndaj investitorëve.​

 

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

23/12/2025
I nënshtrohet operacionit në gju, Neymar në garë me kohën për të mos humbur Botërorin

I nënshtrohet operacionit në gju, Neymar në garë me kohën për të mos humbur Botërorin

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al