• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqiptarët kanë një të ardhme të shkëlqyer, kurse Shqipëria jo

25/04/2019
Shqiptarët kanë një të ardhme të shkëlqyer, kurse Shqipëria jo

Janë më shumë se 100.000 shqiptarë që studiojnë aktualisht në universitetet më të mira europiane, amerikane, etj. Vetëm në vitin që shkoi kemi 25.000 të rinj që vendosën të rregjistroheshin si studentë jashtë Shqipërie, apo e thënë ndryshe kemi 50.000 prind, që u betuan të sakrifikonin edhe tullën e fundit të shtëpisë së tyre, në mënyrë që fëmijtë e vet të studionin jashtë dhe vetëm jashtë.

Sipas Institutit të Statistikave të UNESCO-s: “Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet e para për numrin më të lartë për 1000 banorë, pra afërsiht 10 vetë për 1000 banorë studiojnë jashtë. Vendi i dytë në rajon për numër më të lartë studentësh që zgjedhin të jetojnë jashtë është Mali i Zi. Në vlerë absolute, në 2017-n rreth 4763 të rinj malazezë kishin vendosur të studionin jashtë. Në vendin e tretë është Bosnjë-Hercegovina, ku për 1000 banorë në 2017-n kishte 3 studentë që kishin zgjedhur të studionin jashtë.

Serbia dhe Maqedonia kanë një numër më të ulët studentësh për 1000 banorë që kanë zgjedhur të studiojnë jashtë vendit. Dhe gjasat janë që nga dhjetë studentë shqiptarë në botë vetëm dy të kthehen mbas studimeve në Shqipëri. Njëri kthehet t’i bëjë qejfin prindërve dhe i dyti ashtu si për rutinë. Nga këto dy që kthehen, thashethemet thonë se 1.5 ia mbathin sërish se “ashtu i doli një punë”.

Se kur do ketë Shqipëria fatin e shqiptarëve, një Zot e di… Dhe më bie ndër mend tani se jo vetëm ato që ikën me studime do kenë një fat të shkëlqyer, por edhe të tjerët ndoshta.

Dhe s’mund të rri pa e kujtuar rrëfimin e një kolegut tim: “Po e ndjeja thellë brenda vetes se po humbisja durimin. Shpërndaja posten nëpër Vjenë dhe qeshë lodhur dhe mërzitur kaq shumë, sa s’ka. Unë ish profesor universiteti në Shqipëri, postier në Austri. E me sa duket qe e shkruar që pikërisht në atë ditë të merrja vendimin fatal që të kthehesha në Shqipëri, Zbrita me të shpejtë katet e asaj godine të vjetër vieneze ku qeshë ngjitë të coja zarfin e radhës dhe thashë t’ia jap pak kohë vetes e të pija një kafe. Të pija një kafe dhe të merrja frymë thellë, si përpara një vendimi të rëndësishëm e të pashmangshëm tashmë. Dhe pikërisht në atë cast, sapo hapja derën dhe dilja në rrugë, sytë më zunë menjeherë time shoqe që ecte përkrahu me një burrë plak e të fisëm.

U pamë në sy, në sytë që ajo i uli si të qe e zënë në faj dhe që bënë një shenjë të padeshifrueshme, duke tentuar të mos e vinte re plaku në krah. Po. Ishte ime shoqe, që shëtiste këtë zotëri vjenez e që paguhej për këtë. Ja, thashë me vete kjo qe një tjetër shenjë e fortë që duhet të ikim nga ky vend, të kthehemi. Dhe kur u takuam mbasdite në shtëpi dukej qartë se edhe ajo kishte marrë të njëjtin vendim. Ashtu në heshtje e duke bubrruar dicka ndër dollapë, hapet vrik dera, hyn si vetëtima djali ynë i vetëm, i qeshur sa i gjithë qielli i Shqipërisë, dhe tha: Ej njerëz, kam marrë notën maksimale. Mësuesja tha se unë jam më i miri. Kaq u desh. Ne vendosëm sërish të rrimë. Edhe kësaj here ashtu pa fjalë…”

Dhe pra… sfida e të bërit bashkë të Shqipërisë dhe shqiptarëve mbetet një problem krejtësisht i pazgjidhur. Se kur do ketë Shqipëria fatin e shqiptarëve, një Zot e di…

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al