• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Monika Kryemadhi kërcënon Ramën me vrasje: Çdo shtëpi e ka një njeri që di të marrë shenjë aty ku duhet

26/04/2019
Monika këput një ‘kopaçe’ tjetër: Do marr pesë gra dhe do e lidhim Edi Ramën

Kriza politike ka vënë në lëvizje ndërkombëtarët, të cilët po kërkojnë që të gjejnë një kompromis mes opozitës dhe socialistëve. Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar sot pasdite një takim me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Takimi i zhvilluar në selinë e LSI-së i Soreca-s vjen pas konsultave që zhvilloi një ditë më parë me krerët e partive të tjera aleate të PD-së, si Fatmir Mediu, Agron Duka, Vangjel Dule, Nard Ndoka dhe Dashamir Shehi.

Pas këtij takimi aleatët e PD-së deklaruan se do t’i bënin thirrje presidentit Ilir Meta që të inicionte një tryezë për zgjidhjen e krizës politike. Ndërsa ende nuk ka një ndonjë veprim konkret nga presidenti, pavarësisht se sipas burimeve mësohet se kontaktet janë mbajtur të gjalla.

Presidenti të martën pritet të ketë një takim me partitë e vogla. Më herët LSI-ja mblodhi Komitetin Drejtues për të përcaktuar mbi aksionin politike të opozitës pas protestës së zhvilluar me bllokimin e rrugëve kombëtare në 5 akset kryesore.

Kryemadhi deklaroi se kjo parti, nuk i ngjason më asaj të drejtuar nga Ilir Meta, i cili “kërkonte që t’i zgjidhte problemet “me qetësi dhe dashuri” e donte stabilitet, por është partia e revoltës”.

“Meqenëse ka merak shumë të madh për Lëvizjen Socialiste për Integrim, po ua bëj të qartë që Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është më e kohës kur kishte Ilir Metën kryetar partie, që kishte hallin e stabilitetit dhe qetësisë dhe të dashurisë.

Dashuria dhe qetësia me kriminelin ka mbaruar, dashuri dhe qetësi me kriminelin nuk ka, dashuri dhe qetësi me atë njeri që ka veshur me të zeza nënat e shqiptarëve për djemtë e tyre të humbur, për fëmijët e tyre të vrarë në Kolumbi dhe në gjithë Amerikën e Jugut si peng i kontejnerëve të drogës që vijnë në Shqipëri, do të mbarojë. Ia bëj të qartë Edi Ramës dhe të gjithë banditëve të tij, që të kenë kujdes se katër bandat e tij përballë milionave të shqiptarëve janë shumë të vogla.

Por të mos harrojë dhe një gjë, që në çdo shtëpi të shqiptarëve e ka një luftëtar që di të marrë shenjë aty ku është për t’u marrë. Akoma nuk ka filluar ajo që ai mendon se ka filluar. Revolta e shqiptarëve akoma nuk ka filluar”, tha Kryemadhi gjatë fjalës së saj. Ajo ka bërë thirrje që strukturat e partisë të përgatiten për zgjedhje të parakohshme, ku sipas saj, kandidatët për deputetë do të zgjidhen nga strukturat e LSI-së dhe jo nga kryetari i partisë.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al