• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Zgjedhjet nuk shtyhen, “zjarrvënësit” do përballen me ligjin

02/05/2019
Rama tregon një lajm shqetësues që ka marrë nga Gjirokastra (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur se zgjedhjet vendore të 30 qershorit nuk do shtyhen. Nga mbledhja e grupit parlamentar socialist, Rama u shpreh se kush do tentojë të cenojë zgjedhjet do përballet me pasojat e Kodit Penal. Ai tha se detyrë e shumicës është të informojë qytetarët për penalitetet e parashikuara në ligj në rast se cenohen votimet ditën e zgjedhjeve.

“Kujtojnë se do ngrenë njerëz për të djegur godinat e institucioneve duke shpresuar se do të prodhojnë dëshmorë në revolucionin e tyre imagjinarë. Se në kohën e tyre u përgjigjeshin me kallashnikov por gjetën disa të verbër që janë në burg për faj të tyre. I gënjen mendja se do ndalojnë zgjedhjet vendore se ende kujtojnë se do të gjejnë budallenj që të shkojnë me këmbët e tyre burgjeve për llogari të megafonit të Lulit dhe filxhanit të Monikës. Nuk do gjejnë asnjë t’i takojë e jo më t’i dëgjojë, nëse nuk i japin fund kësaj marrëzie.

Në demokraci askush s’është i detyruar të hyjë me zor në zgjedhje. Nuk është e drejtë e shumicës kushtetuese të shtyjë zgjedhjet përtej afatit pse disa parti nuk duan të hyjnë në zgjedhje. Zjarrvënësit e zgjedhjeve ka një kapitull të veçantë në Kodin Penal. Duhet ta informojmë publikun për përmbajtjen e këtij kapitulli për të njohur shumë mirë pasojat e aktit kriminal, por për t’i dalë borxhit kujtdo që mund të bjerë pre e padijes së vet. Në këtë aspekt Kodi Penal nuk ka nevojë për asnjë ndryshim. Ashtu siç e kemi votuar kur në maxhorancë ishte PD”, tha Rama.

Ai tha se opozita është refuzuar nga ndërkombëtarët dhe se do të marrin edhe izolimin total nga gjithë bota demokratike. “Kujtuan se do tronditnin Evropën e Amerikën duke djegur mandatet e duke veshur jelekët, por në këmbim kanë marrë refuzimin e një maskarade të pashoqe, e po vazhduan kështu do të marrin edhe izolimin total nga gjithë bota demokratike”, tha Rama duke shtuar se në Samitin e Berlinit nuk është diskutuar për situatën politike në Shqipëri. “E meqë në gjithë broçkullat që u thanë në samitin e Berlinit u tha se mua do më kërkonin shtyrjen e zgjedhjeve apo do më tërhiqnin veshin për mospjesëmarrjen e të arratisurve, nuk më zuri veshi, asnjë kapje të kësaj natyre, por asgjë, zero”.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Venus Williams martohet për herë të dytë me Andrea Preti

Venus Williams martohet për herë të dytë me Andrea Preti

23/12/2025
Elijona Binakaj rrëfen humbjen tragjike të nënës dhe motrës: “Dy vitet e para kanë qenë tmerr”

Elijona Binakaj rrëfen humbjen tragjike të nënës dhe motrës: “Dy vitet e para kanë qenë tmerr”

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al