• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Militantët e PD-LSI bllokojnë sot për dy orë kryqëzimin e rrugës Tepelenë-Përmet-Gjirokastër

02/05/2019
Militantët e PD-LSI bllokojnë sot për dy orë kryqëzimin e rrugës Tepelenë-Përmet-Gjirokastër

Jo një orë si të enjten e kaluar, por për dy orë do të bllkohen akset rrugore sot pasdite duke nisur prej orës 18:00. Rrugët do të bllokohen në të 12 qarqet e vendit, dhe jo vetëm pikat kyçe lidhëse të veriut dhe jugut me Tiranën siç ndodhi protestën e shkuar. Kështu, në Tiranë protestuesit do të bllokojnë Sheshin Shqiponja, ndërsa në Durrës protesta do përfshijë zonën e Plepave. Në Elbasan, te rrethrrotullimi i Bradasheshit do të bllokohet aksi që lidh Juglindjen me Tiranën.

Në zonën e Jugut do të bllokohen rruga nacionale tek Ura Mbrostar, rruga nacionale e Korçës, kryqëzimi i rrugës Përmet-Tepelenë – Gjirokastër, aksi Berat – Ura Vajgurore, dhe hyrja e superstradës Vlore- Levan.

Protestuesit nga Veriu i vendit do të grumbullohen në urën e Drinit ne hyrje Rruges Kombit, në rrugën Shkodër-Koplik, tek mbikalimi e Milotit dhe në urën e kryqëzimit Burrel – Rrëshen- Klos.

Ky është një skenar i përsëritur nga opozita, pasi edhe në datë 25 prill, ajo bllokoi akset kryesore që lidhin veriun dhe Jugun me Tiranën. Opozita bllokoi për një orë rrugën duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve në këto akse. Ndërsa në 11 maj opozita ka njoftuar një protestë kombëtare përpara Kryeministrisë, e katërta e tillë.

Rrugët që do të bllokohen

1. Qarku Kukes – Ura e Drinit ne hyrje Rruges Kombit.

2. Qarku Shkoder- Rruga Shkoder-Koplik

3. Qarku Lezhe – Mbikalimi Milot

4. Qarku Diber- Ura ne kryqezimin Burrel – Rreshen- Klos.

5. Qarku Durres- Plepa, ne hyrje te Autostrades

6. Qarku Tirane- Sheshi Shqiponja

7. Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh

8. Qarku Korçe – Hyrja, rruga nacionale e Korçes.

9. Qarku Gjirokaster- kryqezimi i Rruges Permet-Tepelene – Gjirokaster .

10. Qarku Fier- Rruga nacionale tek Ura Mbrostar.

11. Qarku Berat ne Ura Vajgurore, aksi Berat – Ura Vajgurore.

12. Qarku Vlore- Hyrja e superstrades Vlore- Levan

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Venus Williams martohet për herë të dytë me Andrea Preti

Venus Williams martohet për herë të dytë me Andrea Preti

23/12/2025
Elijona Binakaj rrëfen humbjen tragjike të nënës dhe motrës: “Dy vitet e para kanë qenë tmerr”

Elijona Binakaj rrëfen humbjen tragjike të nënës dhe motrës: “Dy vitet e para kanë qenë tmerr”

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al