Pas protestës së sotme të opozitës policia ka ngritur postblloqe, ndërsa në Tepelenë janë ndaluar 5 persona.
Të shoqëruarit janë Skënder Bega, Hysen Ismaili, Astrit Guga dhe Ladi Bana, ky i fundit kryetar i degës së PD-së në Tepelenë.
Në komisariatin e Tepelenës kanë shkuar përfaqësues të PD duke kërkuar shpjegime se përse janë bërë shoqërimet.
Bllokimi i rrugës pranë kryqëzimit që të con në Përmet shkaktoi kaos me trafikun.
Qindra automjete mbetën të bllokuara në rrugë, ndërsa qytetarët kërkonin nga protestuesit dhe policia zhbllokimin e rrugës.









