• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ish-drejtori i PD-së kandidat me Bindjen Demokratike për Bashkinë Gjirokastër?

03/05/2019
Shqipëria është ndër shtetet me më shumë ditë zyrtare pushimi

Bindja Demokratike, partia më e re në vend që për momentin ka koordinator Astrit Patozin dhe një këshill drejtues nga njerëz të angazhuar më parë me Partinë Demokratike do të ketë kandidatët e vet në 61 bashkitë e vendit. Këtë e konfirmoi edhe vetë Patozi tre ditë më parë. Por kush mund të jetë kandidati i saj në Bashkinë Gjirokastër? Burime të Argjirolajm.net thonë se emri më i mundshëm është Niko Zhulla, ish-drejtor i spitalit “Omer Nishani” dhe ish-drejtori i Tatimeve në Gjirokastër gjatë kohës kur në pushtet ishte Partia Demokratike.

Zhulla ka një përvojë të gjatë në administratën publike, duke nisur nga puna në Doganë deri tek drejtimi i institucioneve të rëndësishme në Gjirokastër. Megjithatë, thonë burimet, Zhulla heziton për momentin të shfaqet si kandidat pasi pret çfarë do të ndodhë me palën kundërshtare, PS-në. Në rast se socialistët do të shkojnë në zgjedhje me Flamur Golemin, Zhulla nuk hyn në garë sepse në llogaritë e tij ka pak gjasa që të fitojë, thanë më tej burime të afërta me ish-drejtorin.

Nëse PS vendos Artemis Malon ose Armand Hilajn, Zhulla pritet të jetë kandidati i Bindjes Demokratike. Mentori i tij politik në këtë lëvizje është edhe ish-deputeti Vangjel Tavo, me të cilin Zhulla ka një miqësi të hershme. Bindja Demokratike ka për të qenë thjesht një ‘çengel’ ku Zhulla do të ‘varë’ kandidimin formalisht në KQZ, ndërsa pas tij janë patjetër Vangjel Tavo dhe sigurisht njerëz të tjerë nga radhët e PD-së me të cilët ai ka bashkëpunuar gjatë kohës kur drejtonte Spitalin apo Tatimet në Gjirokastër.

Edhe pse PD formalisht thotë se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, në një formë ose në një tjetër elektorati dhe strukturat e saj do të përfshihen në fushatë, qoftë edhe në mënyrë okulte duke mbështetur kandidatët e Bindjes Demokratike.  Lëvizjen e Niko Zhullës do ta mësojmë sapo PS të vendosë mes Artemis Malos, Flamur Golemit apo Armand Hilajt. Megjithatë edhe nëse Zhulla nuk hyn në garë, do të gjendet një person tjetër përballë kandidatit të socialistëve. PS pritet t’i zyrtarizojë emrat në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare më 11 Maj.

©argjiroja.net 

Related Posts

Nisin regjistrimet për studimet Master në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, ja degët ku mund të aplikoni
Kryesore

Aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve, procesi nis më 27 korrik

21/07/2026
30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator
Kryesore

30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator

21/07/2026
Kumbaro nga Korça: Programi për Universitetin “Fan Noli” bashkë me Liceun Francez e projektojnë qytetin si një pol të ndërkombëtarizuar të dijeve shkencore e tekonologjike
Kryesore

Kumbaro nga Korça: Programi për Universitetin “Fan Noli” bashkë me Liceun Francez e projektojnë qytetin si një pol të ndërkombëtarizuar të dijeve shkencore e tekonologjike

21/07/2026
Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro
Kryesore

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

21/07/2026
Zbulohet kanabis brenda kanioneve në Tepelenë, arrestohet 57-vjeçari
Kryesore

Zbulohet kanabis brenda kanioneve në Tepelenë, arrestohet 57-vjeçari

21/07/2026
Vezë me emrat e deputetëve, protestuesit gati për sulm, mblidhen para Parlamentit
Kryesore

Vezë me emrat e deputetëve, protestuesit gati për sulm, mblidhen para Parlamentit

20/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U përplas me spanjollët, “problematiku” Paredes mesazh tifozëve argjentinas: Krenar me ju, ringrihemi

U përplas me spanjollët, “problematiku” Paredes mesazh tifozëve argjentinas: Krenar me ju, ringrihemi

21/07/2026
Manajn e “qajnë” edhe në Turqi, trajneri i Sivasspor “kryqëzon gishtat”: Shpresojmë të rikthehet në “play-off”

Manaj bind drejtuesit, lider për sezonin e ri

21/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al