Monika Kryemadhi mungon sot në protestën e pestë kombëtare të opozitës. Zyrtarisht nga LSI thuhet se znj.Kryemadhi ndodhetnë SHBA në kuadër të një vizite pune.
Në krye të protestuesve janë zëvendëskryetari Luan Rama, nënkryetari Petrit Vasili, sekretari i përgjithshëm Endrit Braimllari si dhe ish-deputetë të LSI, të cilët dogjën mandatet parlamentare në shenjë proteste kundër qeverisë Rama.
Ndryshe nga protestat e mëparshme, kjo e sotmja është konceptuar në kuadër të një marshimi i cili do të nisë nga sheshi “Skënderbej” e do të përfundojë tek Drejtoria e Policisë së Tiranës.








