• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

LSI: Shqipëria nuk mund të qeveriset nga gangsterë si Rama, por nga njerëz të ndershëm e punëtorë si ne dhe ata të PD

15/05/2019
LSI: Shqipëria nuk mund të qeveriset nga gangsterë si Rama, por nga njerëz të ndershëm e punëtorë si ne dhe ata të PD

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas një shkrimi të botuar një ditë më parë nga gazeta bulevardeske gjermane “Bild”. Luan Rama ka thënë se Shqipëria nuk e meriton të qeveriset nga gangster si Edi Rama, por njerëz të ndershëm e punëtorë si ata të LSI e PD.

Pjesë nga deklarata e Luan Ramës

Në emër të LSI-së dua të sjell në vëmendje të qytetarëve për të bërë çështje të opinionit publik një problem thelbësor dhe prioritar, siç është ai që ka të bëjë me imazhin e Shqipërisë në botë.

Në tiradën e vet të gjatë e të bezdisshme, Kryeministri i Shqipërisë u paraqit në dy pamje që pavarësisht perceptimit ekstremisht në të kundërt, në thelb janë e njëjta gjë. Ai bëri aktorin për t’u paraqitur i shqetësuar për kinse “imazhin e Shqipërisë në botë” nga njërën anë, dhe nga ana tjetër, për t’u paraqitur i qetë që protestat e qytetarëve dhe të opozitës nuk e lëkundin dhe nuk e rrëzojnë qeverinë, por po dëmtojnë imazhin e vendit.

Natyrisht pa thënë shkakun apo arsyen e vetme se përse imazhi i Shqipërisë në botë vjen gjithnjë e më shumë duke u rrënuar! Nuk janë protestat e qytetarëve, nuk është protesta e opozitës që e prish imazhin e Shqipërisë në botë, sepse imazhin e një vendi në asnjë vend të botës nuk e cenojnë protestat e qytetarëve si një institucion demokratik në një shoqëri demokratike.

Imazhin e një vendi e cënon dhe e përbalt, e nëpërkëmb dhe e rrënon papërgjegjshmëria e qeverisjes, kriminalizmi i qeverisjes dhe qeverisja në shërbim të krimit.

Dhe pikërisht për shkak të këtij faktori themelor edhe një prej gazetave më të mëdha në botë dhe më e madhja e më shitura në Europë, siç është gazeta Bild, thotë shprehimisht se: “Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duar gangsterësh.”

Kjo është arsyeja se përse imazhi i Shqipërisë në botë vjen gjithnjë e duke u rrënuar. Shkaku është qeveria e gangsterëve, me kryegangsterin kryeministrin e këtij vendi.

Në papërgjegjmëri të plotë, kur duhet që më shumë se cilido tjetër dhe më shumë se kushdo të reflektojë me përgjegjshmëri për të vënë interesat e vendit mbi ato të klanit kriminal, për të vënë të ardhmen europiane të Shqipërisë mbi të ardhmen e vet dhe të klanit të vet mafioz, të reflektonte duke dhënë dorëheqjen për t’i çelur rrugë zgjidhjes së krizës politike, ai vazhdon me kryeneçësi duke përligjur ato që thotë “Bild-i”.

Por jo vetëm “Bild-i”, këtë e thonë të gjitha agjencitë, këtë e thonë gazetat dhe mediat më prestigjioze e më të mëdha të Europës.

Prandaj qytetarët dhe jo vetëm opozita, por qytetarët e këtij vendi dhe opozita e bërë njësh me ta është në protestë, është në revoltë, është në kontest.

Është dhe do të jetë në luftë të vendosur për ta larguar njëherë e përgjithmonë të keqen nga qeverisja e këtij vendi, për të realizuar më në fund rikthimin e vendit në normalitet përmes një procesi zgjedhor të lirë, të ndershëm, të barabartë, ku qytetarët shqiptarë të jenë të lirë dhe sovranë në të drejtën e tyre për të zgjedhur. Shqipëria nuk e meriton të jetë në duar gangsterësh!

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al