• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Deputeti gjerman: Zgjedhjet e 30 qershorit nuk duhen shtyrë, dialog pa kushte

25/05/2019
Deputeti gjerman: Zgjedhjet e 30 qershorit nuk duhen shtyrë, dialog pa kushte

Deputeti gjerman i CDU/CSU, Nicolas Lobel, thotë se zgjedhjet lokale të 30 qershorit nuk duhet të shtyhen. Në një intervistë për Top Channel Lobel thotë se grupi parlamentar i CDU/CSU mbështet fort dialogun konstruktiv ai thotë se palët duhet të ulen në dialog pa kushte. Sipas Lobel, bojkoti i zgjedhjeve është i papranueshëm dhe i bën thirrje të gjitha partive politike të bëhen gati për çeljen e negociatave të vendit për anëtarësimin në BE përmes një dialogu pa kushte. Kjo deklaratë e Lobel është e ndryshme nga ajo e dy deputetëve të Bundestagut Christian Schmid dhe Johann David Wadephul të cilët propozuan shtyrjen e datë së zgjedhjeve.

Në emër të zgjidhjes së krizës a duhet të shtyhen zgjedhjet lokale e si pasojë të anashkalohet Kushtetuta që e sanksionon qartë se kur mbahen zgjedhjet?

Jo. Nuk duhet të ketë asnjë diskutim për kohën kur mbahen apo jo zgjedhjet. Ne si Gjermani kemi një qëllim të vetëm. Ne duam vetëm të ndihmojmë Shqipërinë drejt BE. Për ne ka rëndësi vijimi reformës në drejtësi përfshi reformën zgjedhore. Por mendoj se gjithçka varet nga ajo që thuhet në kushtetutën e vëndit tuaj. Kushtetuta është mekanizmi më i mirë që një demokraci mund të ketë në Gjermani, në Francë në Shqipëri, e kudo. Pra kjo çështje mbetet në atë që thotë kushtetuta. Nëse dëshironi të merrni përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë duhet të gjejnë një zgjidhje përmes rrugëve demokratike parlamentare dhe të marrin pjesë në fushatën elektorale . Është në dorë të çdo partie siç edhe kolegët e mi e kanë thënë të gjejnë rrugën e negociatave pa asnjë kusht paraprak si nga qeveria dhe opozita.

Për të qenë të qartë. Ju nuk jeni për shtyrje të zgjedhjeve të 30 qershorit?

Po. Ky nuk është opinioni jonë. Ne duam të ndihmojmë ta rikthejmë Shqipërinë në normalitet dhe të gjendet një zgjidhje. Çfarë mund të bëjmë ne? Nëse Shqipëria do t’i kërkojë Gjermanisë ndihmë si ndërmjetësuese ne do të përfshihemi në këtë, por si miq, si mbështetës dhe asgjë më shumë. Ne po ndjekim me shumë shqetësim krizën politike në Shqipëri. Si grup parlamentar CDU dhe CSU në parlamentin gjerman, mbështesim me forcë një dialog komprehensiv mes palëve që është një veprim i shëndetshëm i demokracisë. Dhuna është duke e minuar të ardhmen europianë të Shqipërisë duhet të ndalohet. Ne mbështesim të gjitha partitë politike të ulen në tryezën e dialoguar dhe rikthimin në Parlament për të folur dhe marrë përgjegjësitë që ata kanë.

Është me rëndësi t’i drejtohemi të gjitha partive politike të bëhen gati për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE dhe të ulen për dialog pa kushte paraprake. Nuk duhet të ketë asnjë kusht nga qeveria apo opozita. Vendi juaj ka një qeveri të zgjedhur e cila ka marrë të gjitha përgjegjësitë. Nga ana tjetër edhe opozita ka përgjegjësitë e saja të sillet sipas rregullave demokratike në Parlament dhe jo në rrugë. Siç edhe kolegët e mi e kanë thënë në deklaratë ne duam të ndihmojmë në të ardhmen europiane. Merr një rëndësi të veçantë tani që të gjithë aktorët të flasin me njëri-tjetrin dhe të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, ku partitë duhet të shpalosin idetë e tyre. Kjo është demokracia. Prandaj ne përsërisim se duhet dialog për të mbërritur në një zgjidhje paqësore.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al