• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrëfehet motra e 32-vjeçarit: Çfarë më tha vëllai pas vrasjes së avokatit në Greqi

28/05/2019
Rrëfehet motra e 32-vjeçarit: Çfarë më tha vëllai pas vrasjes së avokatit në Greqi

Jetlira Mata, motra e 32-vjeçarit që mbeti i plagosur gjatë atentatit të ndodhur në orët e para të së hënës në Vlorë, tregon se e gjithë familja, përveç të vëllait, jeton në Greqi.

34-vjeçarja, gjatë një interviste të dhënë për mediat greke, tregon se Eno ka pësuar çrregullime mendore gjatë qëndrimit në burg. Ndërsa pas vrasjes së avokatit grek, për të cilin u akuzua vëllai i saj, Jetlira Mata, thotë se ka komunikuar me telefon me të vëllai, ku mësoi se ndodhej në fshatin e lindjes, në Poro.

“Për përfshirjen e tij në vrasjen e avokatit e kam marrë vesh nga mediat. Disa ditë pas ngjarjes më ka marrë në telefon. Më tha jam djalë i mirë, mos u shqetësoni. Jam në fshat, rri e qetë”. Bëhet fjalë për fshatin Poro, ku kemi shtëpinë. Gjithnjë kemi pasur frikë për të, pasi është atje pa lekë, pa përkrahje. Nëna jonë ka kombësi greke dhe ne kemi të gjithë dokumentet greke, përveç Aleksandros. Ai nuk i mori dot se ishte arrestuar për grabitje. Ai nuk arriti të betohej, kështu që ngeli shtetas shqiptar dhe menjëherë pas përfundimit të dënimit, e shoqëroi Policia në kufi dhe e lanë aty pa lekë”, shprehet e motra e 32-vjeçarit.

Më tej, ajo flet për rininë e vëllait të saj. kur ishte një fëmijë i mbarë dhe futbollist premtues.

“Ai ka ardhur në Greqi në klasë të dytë fillore. Ne kemi bërë punë të ndryshme, duke pastruar shtëpi apo nëpër magazina. Aleksandro dhe motra tjetër janë marrë dhe me sport dhe kanë marrë shumë medalje, veçanërisht Aleksandro. Ai ka dalë i 5-ti në Greqi në 200 dhe 300 metra vrap. Ka qenë dhe futbollist shumë i mirë. E ka kërkuar dhe AEK dhe Panionios për skuadrën e 20- vjeçarëve. E kërkonte dhe Astera, por skuadra e tij nuk e linte dhe i kishte premtuar që do ta linte kur të merrnin kupën e Greqisë dhe madje, do ta çonin dhe në Akademinë Sportive, që ishte ëndrra e tij”, thotë Jetlira.

E motra tregon ndër të tjera, se kur nisën problemet e Enos me drejtësinë. “Në 2001, nëna jonë u sëmur me probleme të rënda shëndetësore dhe skizofreni. Nuk dimë nëse luajti rol kjo te vëllai, por papritur çdo gjë ndryshoi. Ai, nga tip që nuk pinte as pije me gaz, por vetëm të shtrydhur dhe fruta, filloi ta gdhinte natën e të bënte shoqëri të reja. Dhe brenda pak muajsh, ndodhen ato që ndodhen. S’e di ç’ndikoi. Ndarja e prindërve, fakti që s’e linin të ikte nga skuadra, diçka brenda tij që nuk e menaxhonte dot, diçka trashëgimi, s’e di. Ajo që ndodhi ishte si vdekje në shtëpinë tonë, por ne besonim te drejtësia. Do dënohej për ç’ka bëri dhe do dilte te të 30-at dhe do ishte prapë pranë nesh me një shans të ri. Në Gjykatë kemi dëgjuar që ai bënte grabitje të çuditshme. Një herë, i pamaskuar, përshëndeste nga kamera e sigurisë. Në Gjykatë, madje, tha: “Doja të bëhesha i famshëm. Meqë nuk ma lejuan, u bëra vetë i famshëm”.

Po ashtu, ajo tregon se Eno Mata ka pasur edhe çrregullime mendore. “Ka qenë i shtruar dhe në psikiatrinë e Burgut Koridhalos. “Në 8 vitet që ka qenë në burg, ne nuk kishim mundësi ta ndihmonim, nga ana mjekësore e kam fjalën. Për ne zëre se ka vdekur, po vuajmë vdekje të dytë në shtëpi. S’e dimë si do e përballojë ai gjithë këtë situatë”, përfundon rrëfimin motra e 32-vjeçarit të plagosur./Panorama

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jo të gjitha këngët e Krishtlindjeve janë të gëzueshme, historitë e trishta që fshihen pas melodive festive

Jo të gjitha këngët e Krishtlindjeve janë të gëzueshme, historitë e trishta që fshihen pas melodive festive

25/12/2025
Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al