• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ligji i ri, 2 vjet burg kush vret kafshët…

30/05/2019
Ligji i ri, 2 vjet burg kush vret kafshët…

Komisioni Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese miratoi dje në parim ndryshimet në Kodin Penal, që kanë të bëjnë me dhunimin apo abuzimin me kafshët shtëpiake.

LIGJI

Ligji i propozuar nga shoqatat për mbrojtjen e kafshëve ka dënime të ashpra për personat që dhunojnë ato. Konkretisht, lëndimi i tyre apo plagosja dënohet me burg nga 1 deri në tri vite. Konkretisht, në ligjin që kërkohet të miratohet theksohet se: “Cilido që, i motivuar nga ligësia apo pa arsye vret një kafshë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në dy vite.

Cilido që, pa arsye të ligjshme, plagos një kafshë apo e nënshtron atë ndaj veprimeve që sjellin vuajtjen e saj, dënohet me burgim nga katër muaj deri në një vit. Cilido që, i motivuar nga ligësia apo pa arsye, detyron një kafshë që të kryejë shërbime, punë apo të ndërmarrë sjellje që shkojnë përtej karakteristikave etologjike përkatëse, dënohet me burgim nga një deri në tre muaj ose me gjobë nga 50.000 lekë deri në 100.000 lekë”.

Shoqatat për mbrojtjen e kafshëve janë treguar tejet të kujdesshme në parashikimin e neneve ligjore, që të garantojnë mbrojtje sa më të madhe për kafshët e shtëpisë. Në ligj parashikohet se do të ketë dënime edhe në rastet kur kafshët e shoqërimit nuk mbahen në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare apo edhe në rastet kur ato braktisen nga të zotët.

Sipas ndryshimeve të propozuara për Kodin Penal, shprehet se: “Braktisja e kafshëve të shoqërimit ose atyre të mbajtura në robëri përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 10.000 deri në 30.000 lekë. Kryerja e veprimeve që bien ndesh me mirëqenien e kafshëve apo mbajtja e tyre në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare dënohet me gjobë nga 100.000 deri në 200.000 lekë dhe me burgim deri në gjashtë muaj. Një ndër pikat ku ligji tregohet më i ashpër është në rastet kur kafshët përdoren për dyluftime ndërmjet tyre.

Ligji parashikon se: “Cilido që promovon, organizon apo drejton ndeshje mes kafshëve që shkaktojnë vuajtjen apo torturimin e kafshëve, dënohet me burgim nga një deri në dy vite dhe me gjobë nga 100.000 deri në 300.000 lekë.

Pronarët që japin kafshët e tyre me qëllim ndeshjeje apo personat, të cilët vetë ose nëpërmjet të tretëve rrisin apo dhe stërvitin kafshë me qëllim përdorimin apo shitjen e tyre për ndeshje, dënohen me burgim nga një deri në dy vite dhe me gjobë nga 500.000 deri në 1.000.000 lekë”.

Lëndimi i kafshëve

Cilido që, i motivuar nga ligësia apo pa arsye vret një kafshe, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në dy vite.

Cilido që, pa arsye të ligjshme, plagos një kafshë apo e nënshtron atë ndaj veprimeve që sjellin vuajtjen e saj, dënohet me burgim nga katër muaj deri në një vit.

Cilido që, i motivuar nga ligësia apo pa arsye, detyron një kafshë që të kryejë shërbime, punë apo të ndërmarrë sjellje që shkojnë përtej karakteristikave etologjike përkatëse, dënohet me burgim nga një deri në tre muaj, ose me gjobë nga 50.000 lekë deri në 100.000 lekë.

Kryerja e veprimeve që bien ndesh me mirëqenien e kafshëve apo mbajtja e tyre në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, dënohet me gjobë nga 100.000 deri në 200.000 lekë dhe me burgim deri në gjashtë muaj.

Braktisja e kafshëve

Braktisja e kafshëve të shoqërimit ose atyre të mbajtura në robëri përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 10.000 deri në 30.000 lekë.

Ndeshja e kafshëve

Cilido që promovon, organizon apo drejton ndeshje mes kafshëve që shkaktojnë vuajtjen apo torturimin e kafshëve, dënohet me burgim nga një deri në dy vite dhe me gjobë nga 100.000 deri në 300.000 lekë.

Pronarët që japin kafshët e tyre me qëllim ndeshjeje apo personat, të cilët vetë ose nëpërmjet të tretëve rrisin apo dhe stërvitin kafshë me qëllim përdorimin apo shitjen e tyre për ndeshje, dënohen me burgim nga një deri në dy vite dhe me gjobë nga 500.000 deri në 1.000.000 lekë.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lecce “burgos” Ramadanin, në Itali zbulojnë klauzolën në kontratë

Lecce “burgos” Ramadanin, në Itali zbulojnë klauzolën në kontratë

25/12/2025
Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al