Protesta e opozitës ka nisur pa incidente dhe me mesazhe të shumta simbolike për largimin e qeverisë Rama. Në këtë protestë ka marrë pjesë dhe bashkëshortja e kreut të opozitës Lulzim Basha, Aurela Basha. Ajo është pozicionuar para podiumit ku Basha ka mbajtur fjalimin para protestuesve të opozitës. Në mënyrë simbolike podiumi është rrethuar me yjet e verdha që janë simbol i flamurit të Bashkimit Europian.










