Kryeministri Edi Rama pati një përplasje të fortë me pedagogun fhe analistin Agron Gjekmarkajt për çështjen e përgjimeve. Rama tha se “s’ka asnjë provë për blerje dhe shitje votash. Këto janë muhabete të bëra në Shqipëri historikisht. Në atë çfarë ka dalë në ato përgjime nuk ka lidhje asgjë dhe asnjë fakt. Zero fakte që ky grup kriminal ka marrë një perfitim nga Bashkia e Durrësit”, tha ai.
Agron Gjekmarkaj: Ju jeni një kryeministër në hall këtë e kuptojmë qartë…
Rama: Mua më merrni të keqen si kryeministër, nuk jam kryeministër në hall. Ti je një shërbëtor i Lulzim Bashës. Unë s’jam në asnjë hall, por je ti vëlla se je në shërbim të tyre.
Gjekmarkaj: Keni patur zakon ti mbroni, kryebashkiakun e Kavajës, apo dhe Dakon pak kohë më parë thatë që përgjimi me Niçen nuk fakton asgjë…?
Rama: Se çfarë flasin disa plehra mua s’më intereson fare. Unë mbaj përgjegjësi për atë që flas vetë. Për çfarë flasin disa plehra në telefon me mua nuk më intereson dhe s’mbaj përgjegjësi.
Kjo është një indicje. Është i neveritshëm përgjimi. Ato janë copëza.
Gjekmarkaj: Politikën tuaj e ka krimi i organizuar në dorë
Rama: Ti je shërbëtor i revolucionit që kërkon të kriminalizojë politikën time. Janë të gjitha përrallat e opozitës. Në Shqipëri që qeveris unë, shumë të tjerë si këta janë në burg. Në Shqipërinë që drejtoj unë i është hapur luftë si kurrë krimit, të tjerat janë përpëlitje. Preket vota, s’preket vota është një gjë për tu provuar.
Këta njerëz 20 vjet kanë shërbyer atje si flamurtarë të Partisë Demokratike. Problem i votës ka qenë se Sali Berisha që na ka nxirë jetën në zgjedhje dhe ka masakruar njerëzit. Unë nuk njoh asnjë nga këta (Avdylajt). Në Shijak në kohën e tij nuk futeshim dot në Shijak.
Ky është një llum i mbledhur në një dosje që është mbledhur për ta shpërthyer copa copa. S’më thua dot kurrë ti mua që jam i lidhur me këtë apo me atë sepse nuk njoh asnjë nga këta (Avdylajt).









