• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çudira shqiptare, votuesit regjistrohen në lulishte

07/06/2019
Një kandidat për deputet në Gjirokastër me dy mbiemra (Emri)

Probleme me listat e zgjedhësve janë konstatuar dhe për votimet e 30 qershorit ku PS nuk ka përballë as PD dhe as LSI. Në Korçë votuesit janë regjistruar dhe në lulishte, ndërsa në Elbasan jetojnë një numër i lartë familjesh në një ambient të vogël. Në raportin e paraqitur në KQZ, ekspertët shprehen se në 10 për qind të listës së votuesve janë konstatuar probleme, çka cënojnë besueshmërinë.

10 për qind e zgjedhësve për votimet e 30 qershorit rezultojnë se janë me probleme. Audituesi i angazhuar prej KQZ-së ka paraqitur konstatimet në një raport të veçantë ku nënvizon ndryshimin e adresave. Ai nënvizon se janë mbi 350 mijë raste ku në një kohë të shkurtër iu është ndryshuar vendi i banimit.

Ndërsa brenda pak muajsh janë verifikuar adresat e rreth 284 mijë votuesve dhe 47 mijë banesave. Në këto kushte audituesi, Zamir Hoxha, shprehet se probleme konstatohen në 10 %, çka cënon besueshmërinë e listës.

Edhe pse PS kandidon e vetme në 33 bashki të vendit, sërisht janë konstatuar raste të regjistrimit të një numri të lartë banorësh në një godinë, madje edhe kanë deklaruar lulishtet si godinë banimi.

Në Korçë, 1051 votues janë të regjsitruara në adresën e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Humane, ndërsa 495 të tjerë janë të regjistruar në një lulishte të qytetit.

Po ashtu në qytetin e Durrësit, 944 zgjedhës jetojnë në një banesë me sipërfaqe të pamjaftueshme.

Parregullsive nuk u ka shpëtuar as qyteti i Elbasanit, ku sipas ndryshimeve, 408 zgjedhës kanë si adresë banimi një godinë 6 katëshe.

Probleme janë shfaqur dhe me votuesit mbi 100 vjeçarë, ku në 28 prill rezultonin 1087 të tillë dhe në listën finale numri shkon në 2805 zgjedhës.

Për këtë rast të fundit, Gjendja Civile ka bërë të ditur se numri ka ndryshuar pas verifikimeve të bëra në bazë të ligjit.

Raporti i auditit është prezantuar në KQZ, ndërsa gjetjet i janë dërguar edhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)

NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)

25/12/2025
Dhunohet në Tiranë TikTokerja Suada Muça

Dhunohet në Tiranë TikTokerja Suada Muça

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al