Në vijim të situatës politike plot zhvillime, teksa presidenti Meta ka argumentuar sot përse i anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, kur Rama vendosi të nisë në Parlament procedurat për shkarkimin e presidentit dhe ndërkohë që KQZ vijon punën për datën e përcaktuar të zgjedhjeve, duke refuzuar dekretin e kreut të shtetit, PD do të mbledhë kryesinë.
Mesohet se pasditen e sotme në orën 18:00 Basha do të ketë një takim me aleatët, e më pas në orën 19:00 Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë.
Ndërkohë që mësohet se nesër pritet mbledhja e strukturave te tjera te partise, grupit parlamentar dhe kolegjit te kryetareve.









