Gazeta amerikane “Washington Post” duke iu referuar agjencisë Associated Press shkruan se Shqipëria po mban zgjedhje lokale mes trazirave politike.
Sipas Washington Post, Shqiptarët po votojnë për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe këshillat e qytetit, mes një konflikti të tensionuar politik me opozitën që bojkoton zgjedhjet lokale.
Gazeta amerikane me pas njofton lexuesit e saj se opozita e konsideron qeverinë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar ndërsa kërkon zgjedhje të reja parlamentare.









