• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Musine Kokalari, një shpirt i pamposhtur që sfidoi diktaturën, por dhe vdekjen!

10/02/2020
Mirdita nderon disidenten gjirokastrite, rrugë me emrin e Musine Kokalarit (VIDEO)

Nga Albina Deda Gjoci

Jeta e saj është një nga historitë më të dhimbshme dhe më sfiduese ndaj diktaturës komuniste!

Një vajzë e lindur në Adale, të Turqisë në 10 shkurt 1917, e ndërsa në vitin 1921, familja e saj u kthye në Shqipëri, fillimisht në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore, pastaj do të vendosej në Tiranë ku përfundoj shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë” e më pas në Romë ku kreu studimet në vitin ‘41 në Itali në Universitetin e Romës.

Filloj të shkruaj libra dhe i pari libër që botoi në ‘39 ishte “Seç më thotë nëna plakë”.

Dy vite më vonë pasi mbaroi studimet Musine Kokalari së bashku dhe me disa intelektualë të tjerë formuan Partinë Socialdemokrate dhe një vit më vonë doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”.

Viti ’44 solli librin e dytë “Rreth vatrës”.

Më 12 nëntor ‘44 ju pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari dhe me gjithë dhimbjen e madhe që përjetoi katër ditë më vonë e arrestuan dhe mbajtën 17 ditë në burg. Menjëherë pavarësisht dhimbjes dhe tatëpjetës që mori jeta e saj në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë “Sa u tund jeta”.

Rregjimi nuk vonoi më, por më 23 janar të ‘46, e arrestoi për së dyti dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie dhe në ‘61, e internuan në Rrëshen, Mirditë ku qëndroi për 20 vjet ku kryesisht punoi në bujqësi dhe ndërtim, si punëtore llaçi, e përgjuar ditë e natë nga Sigurimi i Shtetit.

Pas punës, ajo dilte vetëm dhe shpesh shkonte në vendin e saj të preferuar në qendër të qytetit të vogël, në bibliotekën e qytetit të Rrëshenit ku gjente miqtë e saj të vetëm dhe të vërtetë, librat.

Nuk mund të pranonte diktaturën ndaj dhe i shfaqi hapur bindjet politike, por në të njëjtën kohë dhe diktatura nuk mund ta pranonte Musinenë, ndaj e goditi fort atë!

E dërrmuar nga vuajtjet e burgut e internimit dhe e raskapitur nga punët e rënda, kushtet e tmerrshme ku jetonte dhe vetmia, Musineja u sëmur nga një sëmundje e rëndë ku luftoi në spitalin onkologjik të asaj kohe diktature, për dy vjet, ku askush nuk u interesua dhe kujdes si duhej, derisa u largua përgjithmonë nga jeta.

Në vitin 1993, Presidenti i Republikës prof.dr Berisha i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracisë”.

Falë ditëve të demokracisë që erdhën për shqiptarët, për te cilat luftoi me guxim më parë Musineja dhe shumë desidentë të tjerë, tashmë koha erdhi dhe u mundësua të thuhet e vërteta për personalitete të përmasave të tilla si Musine Kokalari!

Përherë të gjithë do ta kujtojmë si një veprimtare politike e kulturore dhe shkrimtare e shekullit të XX, si opozitaren, desidenten e pamposhtur të diktaturës më të egër komuniste Hoxhiste e mbi të gjitha do ta kujtojmë si një shpirt i pavdekshëm dhe hyjnor!

Related Posts

Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Kreshnik Spahiu: PD tha “fituam” në 25 prill, pastaj tha “janë manipuluar” kur humbën. Më shumë vota të pavlefshme ka PS
Blog

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit

02/09/2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”
Blog

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

02/09/2026
Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese
Blog

Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

28/08/2026
Sherr për plazhin në Ksamil, kërcënohet 22-vjeçarja
Blog

Vrasja në Ksamil dhe nevoja që shërbimet turistike të licencohen për standarde sigurie

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kosova pranë mrekullisë, Botërori një hap larg, Prishtina kthehet në kryeqendrën e shqiptarisë

Kosova, dalin në shitje biletat për ndeshjen ndaj Irlandës

17/09/2026
Befason Sylvinho, 3 lojtarë përfundojnë në tribunë, mes tyre edhe “makthi” i Polonisë

ZYRTARE/ Panathinaikos shpenzoi 1 milion euro në Angli, ylli i Shqipërisë U-21 ndryshon ekip – Balkanweb.com – News24

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al