• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Për Alketa “gënjeshtaren”

11/02/2020
Për Alketa “gënjeshtaren”

Nga Mira Kazhani

Nuk jam një fanse e Alketës në prezantim, nuk jam një fanse as e ndonjë prezantueseje tjetër, ngaqë jam pak me të vjetrën dhe me ka ngecur ora tek Ema Troplini. Por nuk jam as alergjike ndaj vajzave që prezantojnë. Më të mira se Barbara d’Urso më duken të gjitha, si fillim. Personalisht mendoj që Xhemi Shehu do kish qenë Star i pakonkurrueshëm në treg, por bukuria dhe humori nuk mjaftojnë në botën e televizionit.

Rikthehemi në temë!

Alketa Vejsiu, përtej botës së televizionit është një vajzë e zonja ndër më të arrirat në lëmin e vajzave të ekranit. Ka një biznes, që e drejton pa modesti, nënë e dy fëmijëve dhe me një bashkëshort prej mbi 15 vitesh. Asgjë nuk është e thjeshtë besoj edhe për Alketën, dhe fakti që ka ditur të ndërtojë dy Alketa: një për ekranin dhe një për jetën private. Është zgjedhje e saj dhe aspak e anatemueshme.

Dalja e një vajze shqiptare jo se këndon e jeton në Itali, por e një prezantueseje që shkon nga Tirana në Sanremo është një hap para. Të dalësh e t’u flasësh 65 milionë njerëzve nga një vend ku u flet 2.8 milion njerëzve nuk është shaka.

Dy ditë pas shfaqjes së Alketës rrjeti mori flakë nga një deklaratë e saj, kur pa shumë vetëpërmbajtje në stilin klasik të Vejsiut, ajo i pohonte Amadeusit se kishte qenë e vetmja që ka prezantuar dhe drejtuar artistikisht një festival. Alketa i thotë prezantuesit dhe Drejtuesit artistik të Sanremos se kishte bërë idem rolin e tij!

Nuk ka gënjyer, por as ka thënë të vërtetën. E dini përse? Si në gjyq, si kudo në jetë, ka shumë rëndësi mënyra.

Në thelb ndryshe nga shumë armiq në rastin më të mirë të deklaratës së Vejsiut dhe jo të saj, mendoj se ajo ka dashur të thotë producenten artistike, kur ka sqaruar pa pikë e presje faktin e pabesueshëm që iu besua asaj një Festival Burrash prej vitesh e vitesh.

Në fakt, para saj ka qenë Inva Mula drejtore artistike, por Mula nuk e prezantoi dhe ndoshta për këtë fakt Vejsiu e sheh veten rast të izoluar. Para Vejsiut kanë prezantuar diva Festivalin e RTSh si Yllka Mujo, Luiza Xhuvani etj. Madje në Komunizëm kemi qenë shumë më para se italianët në drejtim të respektit të gruas, por Alketa ka qenë shumë e vogël e s’i mban mend ndoshta.

Dhe të rrimë shtrembër e të flasim drejt: Problemi i Alketës nuk është gënjeu apo s’gënjeu. Se nëse ne si shoqëri jemi kaq të ndjeshëm ndaj gënjeshtrës do të kishim kryqëzuar pafund çdo ditë njerëz që shpifin, që gënjejnë, politikanë, prezantues, gazetarë, portalistë, faqe anonimësh. Ne i falim gënjeshtarët dhe madje i monumentizojmë ata.

Gënjeshtarë që na prishin jetën, dhe jo thjesht shijen e një mbrëmjeje duke ndjekur Sanremon. Por temë e gjatë…

Ne nuk na trishton kaq rëndë gënjeshtra o jo, dhe Alketën s’po e sulmojnë apo kritikojnë se vetëm ka gënjyer, por druaj se disa thjesht s’e durojnë dot, s’e duan dhe pikë, e shohin një vajzë që veç shfaqet perfekte, ndonjëherë pak moraliste, por sidomos s’durojnë mënyrën e të treguarit me superlativa, gjë që është në tipin e prezantueses Vejsiu. Po të kishte qenë në vend të saj një njeri që duan të gjithë, kot po them Lorik Cana, dhe ai do të “gënjente” si Alketa, asnjë nuk do të reagonte me kaq indinjatë. Do të mbusheshin rrugët dhe rrjeti me të vetmin prezantues të festivalit. Madje edhe ata që do e kishin prezantuar Festivalin, do të ofroheshin publikisht që nuk e kishin prezantuar.

Qenia njerëzore reagon mbi bazë kimie (e thotë edhe profesor Harari).

Dhe para sesa të thotë të vërtetën apo një gënjeshtër, se gënjeshtarë janë të gjithë nga pak, Alketa Vejsiu duhet të riparojë kiminë me ekranin dhe shikuesit e saj. Gjithmonë nëse i interesojnë ende 2.8 milionë shqiptarë, dhe nuk ka plane të qëndrojë në Itali.

Do doja t’i kërkoja një sqarim, por druaj se do e sqaronte prapë njësoj, dhe Zot na ruaj nga dallga dy.

Related Posts

Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Kreshnik Spahiu: PD tha “fituam” në 25 prill, pastaj tha “janë manipuluar” kur humbën. Më shumë vota të pavlefshme ka PS
Blog

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit

02/09/2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”
Blog

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

02/09/2026
Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese
Blog

Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

28/08/2026
Sherr për plazhin në Ksamil, kërcënohet 22-vjeçarja
Blog

Vrasja në Ksamil dhe nevoja që shërbimet turistike të licencohen për standarde sigurie

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kosova pranë mrekullisë, Botërori një hap larg, Prishtina kthehet në kryeqendrën e shqiptarisë

Kosova, dalin në shitje biletat për ndeshjen ndaj Irlandës

17/09/2026
Befason Sylvinho, 3 lojtarë përfundojnë në tribunë, mes tyre edhe “makthi” i Polonisë

ZYRTARE/ Panathinaikos shpenzoi 1 milion euro në Angli, ylli i Shqipërisë U-21 ndryshon ekip – Balkanweb.com – News24

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al