• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Marrëveshja me Greqinë, emrat e ekipit negociator që duhet të largohen

02/09/2020
Marrëveshja me Greqinë, emrat e ekipit negociator që duhet të largohen

Qeveria shqiptare do duhet të rikompozojë grupin negociator për një marrëveshje të re detare me Greqinë. Nga 13 anëtarë të ekipit, janë të paktën 4 që duhet të ndryshohen, pasi janë larguar nga postet e mëparshme.

Një prej tyre është Aida Hajnaj, e cila mori këtë të martë detyrën e drejtueses së Byrosë Kombëtarë të Hetimit, duke u larguar nga posti i numrit dy të Policisë së Shtetit, arsye për të cilën ishte përfshirë në ekipin negociator.

Gjeneral major Ylber Dogjani, ishte bashkëkryetari ekipit negociator. Ai u shkarkua nga presidenti i Republikës një vit më parë, nga detyra e komandantit të Përgjithshëm të Forcave Detare, me propozim të ministres së Mbrojtjes.

Kapiten Artur Meçollari, ish-zv.komandanti i Forcave Detare Shqiptare, ishte gjithashtu në ekipin negociator shqiptar, por ai u shkarkua pak javë më parë nga Ministrja e Mbrojtjes, pasi kishte lejuar zhvillimin e një ceremonie martesore në një nga anijet luftarake shqiptare, pa autorizim nga eprorët.

Meçollari, i cili kundërshtoi paktin detar të 2009 të firmosur nga Lulzim Basha, ishte një nga emrat më të kundërshtuar nga opozita shqiptare, kur u përfshi në ekipin negociator nga ministri i Jashtëm i kohës, Ditmir Bushati.

Edhe ish- sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Qirjako Qirko, tashmë i emëruar ambasador i Shqipërisë në Londër, do duhet të zëvendësohet.

Nevojën për të bërë ndryshime në ekipin me të cilin Shqipëria paraqitet përballë palës greke në negociatat për kufirin detar, e njoftoi pak ditë më parë edhe kryeministri Edi Rama.

Qeveria ende nuk ka zgjedhur negociatorët e rinj, të cilët duhet të marrin besimin e presidentit të Republikës.

Ilir Meta duhet t’i japë plotfuqi emrave që do të propozohen nga kryeministri Edi Rama, për të vijuar bisedimet tashmë të ndërprera me shtetin helen, për një marrëveshje të re për kufijtë detare.

Ndërsa në nivel politik, ndryshimet e përfolura të ekipit qeveritar në vjeshtë, mund të sjellin risi edhe për vetë kreun e Ministrisë së Jashtme.(A2)

Related Posts

Shpërndanin drogë me makinë, arrestohen dy shqiptarë në Mykono
Kryesore

Shpërndanin drogë me makinë, arrestohen dy shqiptarë në Mykono

20/08/2026
Çmendet shqiptari në Itali, hedh makinën në det bashkë me gruan
Kryesore

Çmendet shqiptari në Itali, hedh makinën në det bashkë me gruan

20/08/2026
Poliçani kundër shkrirjes së bashkisë, thirrje- Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!
Kryesore

Poliçani kundër shkrirjes së bashkisë, thirrje- Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!

20/08/2026
Fluksi turistësh në Vlorë, vizitorët italianë zgjedhin qytetin bregdetar
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Pushuesi italian rrëzohet nga shkëmbi, dërgohet me traumë në kokë drejt spitalit

20/08/2026
Lista e kandidatëve të PS-së për Këshillin Bashkiak të Delvinës (Emrat)
Kryesore

Plagosja me thikë në Delvinë, para një jave viktima plagosi nipat e autorit në Sarandë

20/08/2026
Shpopullimi i frikshëm/ Dy orë piva kafe në Delvinë dhe pashë gjithë e gjithë 10-15 vetë
Kryesore

Plagosje në Delvinë, detajet e para

20/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kualifikohemi në Qipro (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Dinamo e pafat përballë Pafos, “nëndetësja” ngec në një “X” 1-1, por Daja beson: Kualifikohemi në Qipro (VIDEO)

21/08/2026
Kualifikohemi në Qipro (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Kualifikohemi në Qipro (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

21/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al