• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

A po punon koha dhe fati për Bashën…

07/05/2020
Basha akuza të rënda për Klement Ndonin dhe Tërmet Peçin: Duhet të ishin para drejtësisë

Nga Ben Andoni

Mënyra sesi bëhet politikë sot ka ndryshuar nga ajo lloj mënyre sesi është bërë politikë deri më tani. Që do të thotë se si zakonisht mandati i dytë i qeverive të deritanishme ka qenë vrastar dhe lodhës dhe të gjithë politikanët dilnin aq të ngopur nga pushteti sa nuk bënin as edhe më të voglën përpjekje për të rifituar zgjedhjet. Ish-kryeministrit Nano ia humbi zgjedhjet në Tiranë Ministri i Brendshëm i asaj kohe, që humbi turpshëm në kombinat, por ai vetë dukej se nuk kishte më asnjë interes të vazhdonte.

Dhe, mënyra protokollare sesi e priti pasardhësin e tij e demonstroi më së miri këtë. Ish-kryeministrit Berisha ia humbi tepria dhe mungesa totale e vizionit, që në fund të mandatit filluan t’ia numëronin dhe orët e ikjes. Kryeministrit Rama që duket se ndryshe nga paraardhësit nuk po dorëzohet në fund të mandatit të dytë, jo thjesht prej ngopjes me pushtet, po prej sfidave të jashtëzakonshme natyrore që po përballet. Problemi është se ai ka gjasa të mposhtet realisht prej lodhjes së publikut me të.

E para për fajin e tij, një e tillë që përcillet si trashëgimi dhe nga z.Berisha që bënte protagonistin kudo dhe e dyta nga gjendja ekonomike dhe largësia e objektivave të premtuara të kryeministrit me realitetin. Dhe, më keq akoma, është edhe realiteti i pashmangshëm i vlerësimeve ekonomike që do të bëhen pas daljes nga pandemia, që me shumë siguri nuk do jenë aspak të mira për Shqipërinë.

Pikërisht, me instinktin që ka kuptuar, z. Basha po ndërton dhe strategjinë e tij, duke shmangur zërin e fortë dhe përballjet e egra në media. Po mundohet të zgjedhë një narracion të zgjedhur dhe mbi të gjitha shumë kujdes në ato që artikulohen për Covid-19. Kuptohet se individë dhe personazhe të tjera vazhdojnë të mbajnë kreshendo ligjërimin kundër tij por një gjë dihet qartë: ai po monitoron me kujdes kohën dhe mënyrën e zgjedhjeve, që mbetet e fundit mundësi për të dhe fatin që pak herë e ka braktisur në karrierën e tij politike pa shkëlqim./ JavaNews

Related Posts

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?
Blog

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

11/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës
Blog

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

07/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Karim Adeyemi uron në shqip vajzën e Loredanës

Karim Adeyemi uron në shqip vajzën e Loredanës

18/12/2025
Pitt fiton padinë për Chateau Miraval: Jolie duhet të dorëzojë emailet dhe mesazhet

Pitt fiton padinë për Chateau Miraval: Jolie duhet të dorëzojë emailet dhe mesazhet

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al