Një aksident i rëndë ka ndodhur afër mesnatës në autostradën Tiranë-Durrës.
Siç edhe duket në pamjet më poshtë të paktën 3 makina janë përfshirë në aksident. Disa prej tyre janë përmbysur, ndërsa besohet se ka disa persona të lënduar.
Aksidenti ka ndodhur afër Domjes, poshtë QTU-së. Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes.