Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën hyrëse të Sarandës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën e më pas me trafikndarëset plastike. Fatmirësisht nuk raportohet për pasoja në njerëz, por vetëm për dëme materiale. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e shoferëve. ©argjiroja.net