Një 53-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti Levan-Vlorë. Viktima është identifikuar si Dritan Shena banues në Shkodër, ndërsa mësohet se ai humbi kontrollin e automjetit tip Corvette, duke dalë nga rruga. Përplasja rezultoi fatale për 53-vjeçarin. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj dalje nga rruga.