• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Alarmante/ Në 10 ditë janë vetëvrarë 7 persona. Dy viktima në qarkun Gjirokastër

11/01/2018
Alarmante/ Në 10 ditë janë vetëvrarë 7 persona. Dy viktima në qarkun Gjirokastër

Vetëvrasjet në vendin tonë vazhdojnë të qëndrojnë në shifra të larta dhe alarmante. Edhe pse jemi në ditët e para të vitit të ri, shifrat e akteve të vetëvrasjes janë mjaft të larta. Vetëm në këto 10 ditë të para, katër meshkuj dhe tre femra në gjithë vendin vendosën t’i japin fund jetës së tyre. Tre persona i kanë dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë (në bashkitë Memaliaj, Berat, Kuçovë), tre me vetëvrasje me armë zjarri (Korçë, Gjirokastër, Fushë-Krujë) dhe një me hedhje nga pallati (Vorë).

Rastet:

2 janar 2018 – Një person është gjetur i pajetë në fshatin Porodinë të Korçës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, teksa viktima është identifikuar si shtetasi Hysni Myrtollari, rreth 67 vjeç, pronar i një pularie.

2 janar 2018 – Në gjendje depresioni, është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, ku banonte, shtetasi B. M., 44 vjeç, banues në Vorë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

3 janar 2018 – I jep fund jetës, kur të gjithë nuk e prisnin, kjo pasi 53-vjeçari Nasip Kalemi kishte shkuar te vëllezërit e tij në Iliras në Memaliaj për të festuar së bashku Vitin e Ri. Kalemi, i cili banonte në Fushë-Krujë, u gjet i pajetë në banesën e vëllezërve të tij, pasi kishte pirë fotoksinë.

5 janar 2018 – Një 32-vjeçare ka humbur jetën në Berat, pasi ka konsumuar lëndë helmuese. Burimet nga policia thanë se shtetasja E. Ç., 32-vjeçe, banuese në fshatin Lapardha, dyshohet se ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar fotoksinë. Mësohet se 32-vjeçarja ka humbur jetën më vonë në spital, ndërsa mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.

5 janar 2018 – Vetëhelmohet dhe i jep fund jetës së saj në kulmin e saj! Një vajzë 22-vjeçare, I. Ç., nga fshati Vodëz, Kuçovë, i dha fund jetës në kushtet e një depresioni të thellë, duke pirë fotoksinë. Ajo ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin e Beratit.

6 janar 2018 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme ku në oborrin e shtëpisë është gjetur i vetëvratë me armë zjarri një i moshuar. Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se dje rreth orës 06:30 në fshatin Fushëbardhë është gjetur i vetëvrarë me armë gjahu shtetasi R. O., i cili dyshohet se vuante nga skleroza.

10 janar 2018 – Një 17-vjeçare i ka dhënë fund tragjikisht jetës së saj duke u vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Tapizë të Fushë-Krujës. Sipas të dhënave të para mësohet se adoleshentja e Esma T., është vetëvrarë me pistoletë në banesën e saj. Ndërsa trupi i pajetë i vajzës është gjetur nga familjarët.

Related Posts

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis
Kryesore

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis

09/09/2026
Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ishim fantastik”, Arteta i gëzohet fitores ndaj Napolit. Allegri nuk e bën dramë – Balkanweb.com – News24

“Ishim fantastik”, Arteta i gëzohet fitores ndaj Napolit. Allegri nuk e bën dramë – Balkanweb.com – News24

10/09/2026
PSG nuk fal në pjesën e parë në Champions, Liverpool-Atletico Madrid “zjarr”

VIDEO/ PSG e nis frikshëm Championsin, Liverpool fiton ndaj Atleticos, një gol vendos Napoli-Arsenal

09/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al