• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ambasadori gjerman në Athinë poston për Ali Pashë Tepelenën, grekët e quajnë provokues

17/08/2020
Ambasadori gjerman në Athinë poston për Ali Pashë Tepelenën, grekët e quajnë provokues

Ambasadori gjerman në Athinë, Ernst Reichel është vënë në qendër të kritikave, që kanë shkuar deri tek thirrjet për ta larguar nga Greqia, pas nje komenti në dukje me doza admirimi për Ali Pashë Tepelenën, të shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Ali Pashai, guvernatori osman, njohur edhe si Luani i Janinës, u përpoq që të krijojë një shtet të pavarur në Epir. Ai dështoi dhe u vra! Trupi i tij pa kokë është i varrosur këtu. Në një ngjarje tjetër thuhet se ai mbyti në Liqenin e Janinës 18 vajza që refuzuan t’i bashkoheshin haremit të tij”, shkroi në Twitter ambasadori gjerman në Greqi.

Postimi shoqërohet me një foto nga Xhamia e Feties, që ndodhet në Janinë, e ku është varrosur trupi i Ali Pashë Tepelenës.

Synimi i ambasadorit gjerman në Athinë ndoshta ka qenë informimi i ndjekësve të tij me emrin e shqiptarit që u shndërrua nga kaçak, në një prej figurave më të përfolura në Europë përgjatë sundimit të tij autonom. Por, postimi shkaktoi një valë reagimesh negative të ndjekësve të tij grekë.

Shumë prej tyre e akuzuan se me këtë postim po poshtëronte dhe provokonte popullin grek, duke i përmendur emrin e një “tirani despotik”, që sipas disa komentuesve, “ka djegur fshatra dhe masakruar të krishterët grekë të Epirit”.

“Zoti ambasador, respektoni vendin që ju pret”, ishte komenti i një ndjekësi të Ernst Reichel.

Por, çështja nuk mbeti vetëm brenda rrjeteve sociale. Mediat greke, kryesisht ato konservatore dhe ato të njohura për qëndrimet e tyre ekstremiste e pasqyruan gjerësisht me thirrjet drejtuar ministrit të Jashtëm gjerman, Heiko Maas që t’i “tërheqë vëmendjen ambasadorit të tij në Athinë”.

Megjithatë, kritikat si në profilin e tij në rrjetet sociale, ashtu edhe mediatike nuk e stepën ambasadorin gjerman. Reichel reagoi duke shprehur habi për reagimin “agresiv” për këtë postim.

“Të dashur urryes, çfarë ju nxeh më shumë në këtë postim; se më pëlqen Ali Pashai, që u rebelua kundër osmanëve, apo që nuk më pëlqen dhe ç’lidhje ka kjo me situatën aktuale?”, shkroi ai në një koment të dytë.

Related Posts

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar
Kryesore

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar

18/05/2026
Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Benny Blanco zbulon pse nuk flet për jetën intime me Selena Gomez

Benny Blanco zbulon pse nuk flet për jetën intime me Selena Gomez

19/05/2026
“Ta tregoj unë ty”, Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjalor rrugaçërie

“Ta tregoj unë ty”, Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjalor rrugaçërie

19/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al