Analisti Andi Bushati ka komentuar përmes një statusi në rrjetin social Facebook protestën e ditës së sotme dhe sjelljen e opozitës. Ai shkruan se opozita po shkatërron çdo levizje proteste që nuk e sjell automatikisht në pushtet.
“Protesta e sotme e falangave te forumeve rinore, per te përçare protesten e studenteve, e nxitur edhe nga media dhe eksponente te larte te opozites, tregon se ndryshe nga sa thote, opozita zyrtare, nuk eshte per nje front te perbashket anti Rama.
Ajo eshte e gatshme te shkaterroje cdo levizje proteste qe nuk e sjell ate automatikisht ne pushtet”, shkruan Bushati.