• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Arrestimi nga SPAK, dosja që “fundosi” ish-ministrin Lefter Koka

14/12/2021
Arrestimi nga SPAK, dosja që “fundosi” ish-ministrin Lefter Koka

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Mesohet se ish-ministri Koka është arrestuar në qytetin e Durrësit dhe u soll në Tiranë, ku prokurorët e Prokurorisë së Posaçme do t’i ofrojnë të drejtën që ai të japë shpjegimet e tij.

Gjatë këtyre muajve që Lefter Koka ka qenë nën hetim, SPAK ka kryer kontrolle në bizneset e tij, në dokumentacionet e Ministrisë së Mjedisit, që ai ka drejtuar, si dhe ka kërkuar informacione nga institucionet shtetërore, duke sekuestruar një sërë materialesh dhe duke bërë që sot ta çojë pas hekurave ish-ministrin e LSI.

Në orët në vijim mund të ketë të tjera arrestime, pasi dosja e inceneratorëve është një nga aferat më të mëdha të kohëve të fundit. Mbi ish-ministrin Koka rëndojnë disa akuza si ajo e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe pastrimit të parave dhe është ish-zyrtari i parë i arrestuar në lidhje me dosjen e inceneratorëve, pasi nga hetimet e SPAK ka rezultuar se ka shkelje të rënda sa i përket kontratave me inceneratorët.

Por kush është Lefter Koka, ish kryebashkiak, ish-ministër e ish-deputet?

Lefter Koka u zgjodh ministër i Mjedisit në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, si pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai u largua nga funksioni pas një mandati të plotë në vitin 2017, si pasojë e prishjes së koalicionit PS-LSI.

Lefter Koka ka përfunduar studimet në Fakultetit e Shkencave Juridike në Strugë. Ai u përfshi në politikë në vitin 2000 si anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit, pas angazhimit në sektorin privat. Në vitet 2003-2007, Lefter Koka ka shërbyer si kryetar i Bashkisë së Durrësit, ndërsa prej vitit 2009 është deputet i Kuvendit të Shqipërisë nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ndryshe nga shumica e deputetëve të opozitës, Lefter Koka nuk pranoi ta djegë mandatin e deputetit.

Më 1 shtator, deputeti i zgjedhur i PS-së, Lefter Koka, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit të fituar në zgjedhjet e 25 prillit në Durrës.

Related Posts

Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026
Strasburgu i dha të drejtë Belerit për paraburgimin e zgjatur, Hoxha: Sot do të ishte kryetar i Himarës dhe jo eurodeputet i Greqisë
Kryesore

Strasburgu i dha të drejtë Belerit për paraburgimin e zgjatur, Hoxha: Sot do të ishte kryetar i Himarës dhe jo eurodeputet i Greqisë

10/11/2026
Faza 2 e reformës territoriale, kërkohen 250 mijë euro shtesë nga Kuvendi
Kryesore

Faza 2 e reformës territoriale, kërkohen 250 mijë euro shtesë nga Kuvendi

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Franca/ Mbappe largohet nga grumbullimi, ja sa ndeshje rrezikon të humbasë me Real Madrid

Nations League, Franca humbet Mbappe

11/11/2026
Nations League/ Shqipëri-Bjellorusi, dalin formacionet

Shqipëria gati për Finlandën, formacioni i mundshëm

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al