• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Arrestohet super-mashtruesja 33-vjeçare: Përdorte të dhëna bankare të vjedhura. Nën hetim bashkëpunëtorja e saj

14/02/2022
Burri nga Delvina alarmon policinë: Më ka ikur gruaja bashkë me vajzën adoleshente

Një 33-vjeçare u arrestua nga policia e Tiranës ndërsa një tjetër është nën hetim pasi vidhnin të dhënat bankare të qytetarëve dhe i përdornin për të blerë produkte online.

Në pranga janë vendosur shtetaset me iniciale J. M., 33 vjeçe dhe M. M., 35 vjeçe të cilat akuzohen për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik.

Ato kanë përdorur të dhëna kartash bankare të cilat dyshohet se janë “vjedhur” nga shtetas të ndryshëm jashtë Shqipërisë, me qëllim për të përfituar financiarisht duke blerë pajisje të telefonisë së lëvizshme.

Sipas policisë, shtetasja J. M. ka kryer blerje në shumën rreth 1.700.000 lekë, ndërkohë dyshimet janë se ka kryer dhe blerje të tjera në kompani të cilat shesin produkte në rrjet (online).

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve kibernetike. Arrestohet në flagrancë një shtetase, procedohet penalisht bashkëpunëtorja e saj. Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore, në Departamentin e Policisë Kriminale, pasi ka marrë kallzimin nga një kompani e telefonisë së lëvizshme, ka kryer hetime të plota dhe të shpejta për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Pas kryerjes së hetimeve ka rezultuar se një shtetase, në bashkëpunim me një shtetase tjetër, brenda dhe jashtë territorrit të Republikës së Shqipërisë, ka përdorur të dhëna kartash bankare të cilat dyshohet se janë “vjedhur” nga shtetas të ndryshëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim për të përfituar financiarisht duke blerë pajisje të telefonisë së lëvizshme.

Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kibernetike finalizoi operacionin policor të koduar “POROSIA”, në kuadër të të cilit arrestoi në flagrancë, gjatë marrjes së pajisjes, shtetasen:

– J. M., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Po ashtu, gjatë kryerjes së veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë dhe shtetasja:

– M. M., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet si bashkëpuntore në kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesat e këtyre dy shtetasve, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Dy telefona celular të markës iPhone;

– Karta të ndryshme;

– Dokumente dhe fatura të ndryshme bankare.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasja J. M. ka kryer blerje në shumën rreth 1.700.000 lekë, ndërkohë dyshimet janë se ka kryer dhe blerje të tjera në kompani të cilat shesin produkte në rrjet (online) dhe për këtë fakt hetimet janë në vazhdim.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“11.11”, Dita e Beqarëve që u kthye në festën më të madhe të blerjeve në botë, si lindi tradita dhe pse e tejkaloi Black Friday – Balkanweb.com – News24

“11.11”, Dita e Beqarëve që u kthye në festën më të madhe të blerjeve në botë, si lindi tradita dhe pse e tejkaloi Black Friday – Balkanweb.com – News24

11/11/2026
Inzaghi heq dorë nga milionat, refuzon rinovimin me Al Hilal – Balkanweb.com – News24

Inzaghi heq dorë nga milionat, refuzon rinovimin me Al Hilal

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al