• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Asnjë jaht Mihalësh nuk ka prioritet mbi bukën e shqiptarëve

05/04/2020
Asnjë jaht Mihalësh nuk ka prioritet mbi bukën e shqiptarëve

Nga Dritan Hila

Sot është bërë virale një video ku thuhet se një jaht i quajtur “Maltese Falcon”, është përzënë nga porti i Durrësit, duke akuzuar për këtë kapitenerinë e Durrësit.

Si është e vërteta.

Pak histori. Jahti “Maltese Falcon” është jahti më teknologjik ne botë ne lundrimin me vela. Është në gjendje të përshkojë Oqeanin Atllantik për 10 ditë dhe ëshë i gjatë 88 metra. Është porositur nga miliarderi Tom Perkins për shumën 150 milionë euro dhe tani i përket grekes Elena Ambrosiadu, themeluese e fondit spekulativ financiar “Ikos” me baze ne parajsën fiskale të Qipros. Është një ndër jahtet më të avancuar teknologjikë me tre direkë automatikë velash që arrijnë lartësinë 58 metra.

Dje ka kërkuar të futet në portin e Durrësit që të furnizohej me karburant. Velierat, për më tepër një jaht si “Maltese Falcon” e përdorin motorrin vetëm për të hyrë dhe dalë nga porti.

Kapiteneria është treguar mirëkuptiese por i ka kërkuar që pas furnizimit, maksimumi të hënën të dalë në radë pasi priteshin anijet me ushqime. Një port i kufizuar si ai i Durrësit nuk është i ngritur për anije turistike dhe për më tepër nuk ka kapacitete të përballojë shumë anije. Aq më tepër në kohë të qetë, dhe pa furtuna (që një jaht si “Maltese falcon” nuk i ka problem) nuk ka asnjë detyrim të bllokojë për dy javë një hapësirë të çmuar në kohë krize.

Kapiteni i jahtit ka pretenduar të rrijë dy javë, por në kushtet kur anija nuk kishte avari dhe vendi është në krizë pandemie, autoriteti shqiptar me të drejtë i jep prioritet anijeve kargo.

Mbase në kushte normale ankorimi i një jahti luksoz në brigjet shqiptare është promovues për turizmin. Ndoshta. Por në mes të dimrit, me shumë sesa promovues, bie era biznes pasi në portin e Durrësit ankorimi kushton 15-20 herë më lirë sesa në portet turistikë të vendeve fqinje dhe për më tepër në kohë krize, nuk mund të bllokohet një hapësirë e çmuar.

Ndaj në këtë rast Mihalët ndodhen në bordin e jahtit dhe jo në autoritetin e portit te Durrësit./dritare.net

Related Posts

SPAK nis hetimet për “Zvërnecin”
Blog

Zvërneci – investimi që pritet të ndryshojë historinë e turizmit shqiptar

20/06/2026
Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!
Blog

Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!

17/06/2026
10 mëkatet e mëdha të protestës
Blog

10 mëkatet e mëdha të protestës

15/06/2026
Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja
Blog

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

14/06/2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?
Blog

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

13/06/2026
E djeshmja nuk është më!
Blog

Ditmir Bushati pro protestave: PS po humbet arysen pse ekziston!

12/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rama: Mediat e kanë ekzagjeruar pak, Shqipëria nuk mund të konkurrojë Italinë në turizëm

Rama: Kontrata ime e pazgjidhshme me shqiptarët mbaron në maj 2029

21/06/2026

Ndjekje si nëpër filma në Ksamil, i kërkuari nga SPAK çau rrethimin dhe përplasi 2 makina të policisë gjatë tentativës për arratisje

21/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al