Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri në Athinë, ku ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur pak para orës 04:00 të mëngjesit të 2 shkurtit, në një park në rrugën Sidirokastro në zonën e Botanikos.
Shqiptari Renis Fajzolli ka mbetur i plagosur me tre plumba në bark. 34-vjeçari është dërguar në spitalin e Giorgos Gennimatas, ku iu nënshtrua një operacioni për heqjen e plumbave.
Mediat greke raportojnë se autorët kanë hipur në një mjet, më pas i janë afruar 34-vjeçarit dhe e kanë qëlluar tre herë dhe plumbat e kanë kapur në zonën e barkut. Hetimet e policisë për zbardhjen e ngjarjes po vazhdojnë, ndërsa ende nuk dihet asgjë mbi autorët, pasi pas plagosjes ata janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas ‘Protothema’ në vendin ku ndodhi krimi janë gjetur tre gëzhoja të kalibrit 9 mm. Ndërkohë, shqiptari rezulton me precedent penal, pasi në vitin 2019 është arrestuar për një çështje droge, por provat e deritanishme nuk tregojnë për përfshirjen e tij në ndonjë rast tjetër të rëndë.
Mediat greket kanë publikuar pamje të 34-vjeçarit shqiptar Renis Fejzolli i cili mbeti i plagosur pas një sulmi me armë në Athinë. I riu shqiptar shfaqet i shtrirë përtokë, teksa punonjësit e policisë që i japin ndihmën e parë të riut, duke i fashuar plagët. Sipas policisë i riu shqiptar, është dërguar në spitalin Giorgos Gennimatas ku po trajtohet për dëmtime në bark.