• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Athina përshëndet nisjen e kërkimeve për eshtrat e ushtarëve grekë në Tepelenë

22/01/2018
Nesër nis zhvarrimi i ushtarëve grekë në Dragot të Tepelenës

Sot fillon zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Greqi për ushtarët grekë të rënë në vitet 1940-1941.

Ministria e Jashtme greke ka përshëndetur reagimin e Shqipërisë ndaj kësaj kërkese që Athina e konsideron si “një kërkesë historikisht të drejtë” dhe si një shenjë që “dialogu me frymë konstruktive mund të shpjerë në zgjidhje të problemeve”.

Në një deklaratë të publikuar paraditen e të hënës, Ministria e Jashtme greke e cilëson nisjen e zhvarrimit si një “hap të rëndësishëm që përfundimisht të prehen shpirtrat e ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke të viteve 1940-1941”.

Më tej, deklarata vazhdon: “Në negociatat e Kretës nëntorin e kaluar, u diskutua edhe problemi i varrezave për të rënët grekë. U ra dakord për hapa që po fillojnë sot të zbatohen në bazë të një grafiku konkret, kështu që kjo çështje –mbi të gjitha humanitare- të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Përshëndesim reagimin e qeverisë shqiptare ndaj kësaj kërkese historikisht të drejtë, që dëshmon se dialogu dhe bashkëpunimi në frymë konstruktive, mund të shpjerë në zgjidhjen e problemeve dhe krijimin e perspektivave pozitive për marrëdhëniet midis vendeve të rajonit dhe popujve të tyre”.

“Ministria e jashtme do të vazhdojë të punojë me përgjegjshmëri dhe seriozitet për garantimin e interesave tona kombëtare, duke kultivuar rregulla të fqinjësisë së mirë dhe kushte dialogu, gjithmonë në dobi të ndërtimit të së ardhmes së përbashkët europiane që meriton rajoni ynë”, përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme greke.

Related Posts

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis
Kryesore

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis

09/09/2026
Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

PSG nuk fal në pjesën e parë në Champions, Liverpool-Atletico Madrid “zjarr”

PSG nuk fal në pjesën e parë në Champions, Liverpool-Atletico Madrid “zjarr”

09/09/2026
VIDEO/ Barcelona argëtohet ndaj Feyenoord, “shi” golash në Champions

VIDEO/ Barcelona argëtohet ndaj Feyenoord, “shi” golash në Champions

09/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al