• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

ATLETIKË/ Kampionati kombëtar për të rinj, triumfojnë Vllaznia dhe Partizani

02/06/2026
ATLETIKË/ Kampionati kombëtar për të rinj, triumfojnë Vllaznia dhe Partizani

Kampionati Kombëtar i Atletikës për të Rinj, i zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan, mblodhi rreth 150 sportistë nga 11 ekipe të vendit, të cilët konkurruan me rivalitet dhe rezultate cilësore. Aktiviteti konfirmoi nivelin në rritje të atletikës shqiptare dhe potencialin e madh të brezit të ri. Në klasifikimin ekipor, Vllaznia u shpall kampione te djemtë me 106 pikë, ndërsa Partizani fitoi titullin te vajzat me 133 pikë.

Çmimet individuale për sportistët më të mirë iu dhanë Xhonatan Zenelajt të Teutës me 886 pikë dhe Phoebe Mustafaraj të Tiranës me 978 pikë. Kampionati solli edhe dy rekorde të reja kombëtare U-18. Antonita Cuni e Fortius vendosi rekord në kërcimin 3-hapësh me 11.91 metra, ndërsa Phoebe Mustafaraj theu rekordin e 200 metrave me kohën 25.15 sekonda. Mes fituesve më të spikatur të garave ishin Xhonatan Zenelaj, fitues i 100 dhe 200 metrave, Sidrit Kopliku i Vllaznisë, i pari në 800 metra dhe 400 metra me pengesa, si dhe Mei Sokoli e Partizanit, fituese në kërcimin së larti dhe hedhjen e shtizës.

Në garat e tjera triumfuan Elizeo Spathari në kërcimin 3-hapësh, Mirsad Plumbi në 1500 metra, Dejan Balla në 400 metra, Mario Cepi në kërcimin së gjati, Mario Llushi në hedhjen e gjyles dhe Gabriel Rabia në hedhjen e shtizës. Te vajzat fituan, ndër të tjera, Ajla Doda në 800 metra, Elisabeta Marku në 1500 metra, Alisa Çiko në 400 metra, Marilena Gjata në kërcimin së gjati dhe Lajla Sokoli në hedhjen e gjyles.

Në stafetat 4×100 dhe 4×400 metra, Vllaznia dominoi te djemtë, ndërsa Partizani triumfoi në të dyja garat te vajzat. Me pjesëmarrje të gjerë, rezultate të nivelit të lartë dhe rekorde të reja kombëtare, Kampionati Kombëtar për të Rinj në Elbasan tregoi se atletika shqiptare vazhdon të ketë një bazë të fortë talentesh dhe një të ardhme shumë premtuese.

CMIMET


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

“Nëse fitojmë sërish Botërorin, do lë futbollin”, deklarata befasuese e lojtarit të Argjentinës
Sport

“Nëse fitojmë sërish Botërorin, do lë futbollin”, deklarata befasuese e lojtarit të Argjentinës

02/06/2026
“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren
Sport

Kapiteni Xhixha largohet nga Tirana, akord menjëherë me nënkampionët për Europën

02/06/2026
Ndeshja ndaj Bylis, Tetova: Mund të përdorim rotacionin, kam grup të mirë
Sport

Projekti ambicioz, Edlir Tetova nis revolucionin total te Teuta

02/06/2026
Mema kritik: Largimi i Kërnajës? Nuk e kuptova Partizanin…
Sport

Mema kritik: Largimi i Kërnajës? Nuk e kuptova Partizanin…

02/06/2026
INTERVISTA/ “Ja ku e bëri diferencën Egnatia”, Mema besimplotë: Edhe me Maran objektivat kuqezi do jenë të mëdha, ndryshimet dhe prurjet… (VIDEO)
Sport

INTERVISTA/ “Ja ku e bëri diferencën Egnatia”, Mema besimplotë: Edhe me Maran objektivat kuqezi do jenë të mëdha, ndryshimet dhe prurjet… (VIDEO)

02/06/2026
Tetova, arkitekti i sezonit që i hapi rrugën titullit të tretë radhazi të Egnatias
Sport

Tetova, arkitekti i sezonit që i hapi rrugën titullit të tretë radhazi të Egnatias

02/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

ATLETIKË/ Kampionati kombëtar për të rinj, triumfojnë Vllaznia dhe Partizani

ATLETIKË/ Kampionati kombëtar për të rinj, triumfojnë Vllaznia dhe Partizani

02/06/2026
“Nëse fitojmë sërish Botërorin, do lë futbollin”, deklarata befasuese e lojtarit të Argjentinës

“Nëse fitojmë sërish Botërorin, do lë futbollin”, deklarata befasuese e lojtarit të Argjentinës

02/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al