• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Avokatët e Gjirokastrës dhe Sarandës bëhen bashkë: Kundër hartës së re gjyqësore

26/01/2022
Avokatët e Gjirokastrës dhe Sarandës bëhen bashkë: Kundër hartës së re gjyqësore

Nga Raimond Kola

Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi të premten konsultimin e parë në Gjirokastër lidhur me hartën e re gjyqësore. Kjo hartë riorganizon institucionet e drejtësisë në 12 rrethe gjyqësore dhe vetëm një prokurori apeli duke shkurtuar ndër të tjera gjykatat e rretheve në Sarandë dhe Përmet, si dhe Gjykatën Administrative dhe atë të Apelit në Gjirokastër.

Dhomat e Avokatisë por edhe forume qytetare në dy qytetet Sarandë dhe Gjirokastër e kanë kundërshtuar projektin pasi sipas tyre cënon aksesin e qytetarëve në drejtësi duke krijuar probleme në ndjekjen e proceseve gjyqësore nga qytetarët, rrit numrin e çështjeve të mbartura dhe sjell vonesa edhe më të mëdha në trajtimin gjyqësor sidomos të çështjeve të pronave.

Harta e re gjyqësore e Shqipërisë u dorëzua në Ministrinë e Drejtësisë në shtator të vitit të kaluar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Avokat Agron Iljazi i Dhomës së Avokatisë Gjirokastër tha se arsyetimi i shkurtimeve të gjykatave për kostot dhe burimet njerëzore nuk qëndron pasi këto probleme janë gjithmonë për sistemin e drejtësisë. Avokati Iljazi propozoi referendum brenda sistemit gjyqësor për hartën gjyqësore duke votuar variantet e sistemit aktual dhe atij që propozohej apo një variant të tretë që do të propozohej pas procesit të konsultimeve.

Ndërsa Avokati Tahir Novit tha se vetë qytetarët preken drejtpërdrejt nga ky riorganizim dhe harta e re gjyqësore nuk është e mirëstudiuar. “Nuk është studiuar rritja e madhe e shpenzimeve që qytetarët do të duhet të bëjnë për të ndjekur proceset gjyqësore nga këto zona që preken nga shkurtimi i gjykatave, tha zoti Novi. Sipas tij nuk është marrë parasysh edhe problematika e madhe që u krijua nga përqëndrimi Gjykatës së Apelit Administrativ në Tiranë.

Dhoma e Avokatisë në Sarandë ka argumentuar se gjykata e Sarandës shqyrton mbi 2,300 cështje në vit dhe kjo ngarkesë është më e madhe se Gjykaat e Rrethit Gjirokastër, e cila shqyrton shumë më pak çështje gjyqësore. “Shkurtimi gjykatës së Sarandës do zvarriste edhe më shumë cështjet e pronave sidomos në zonën e bregdetit,” tha avokati Gjergji Ymeraj.

Zv. kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Maksim Qoku tha se do të ketë 6 dëgjesa në nivel rajonesh lidhur me hartën e re gjyqësore.

“Përfaqësuesit e Këshillit të Lartë Gjyqësor do të parashtrojnë risitë që sjell kjo reformë ndërsa sugjerimet e grupeve të interesit do të vlerësohen,” tha zoti Qoku.

“Studimi që i parapriu hartës ka konsideruar një kompleksitet kriteresh dhe në finale qëllimi është eficenca dhe cilësia më e mirë e shërbimeve gjyqësore,” përfundoi ai.

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria barazon pa gola me Suedinë në ndeshjen e parë

UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria barazon pa gola me Suedinë në ndeshjen e parë

11/11/2026
Ndaj Finlandës me idetë e qarta, mund të shkojmë larg – Balkanweb.com – News24

“Synimi 3 pikët, besoj te ekipi”, Maran në konferencë: Ndaj Finlandës me idetë e qarta, mund të shkojmë larg

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al