• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bëhuni gati për fushatë, ndërkombëtarët po negociojnë marrëveshjen: Zgjedhjet lokale në tetor?

31/05/2020
Rama në Përmet: Opozita sillet si çetë rrugësh, kërkojnë zgjedhje në muajin tetor

Këshilli Politik i ka orët e numëruara për të patur një draft konsensual përfundimtar të Kodit të ri Zgjedhor. Papritur Partia Demokratike vuri një deadline (afat kohor), 31 majin për përfundimin e kodit. Ndërsa çështjet që nuk kanë konsensus janë të shumta dhe nevoja për debat dhe negociata është e madhe, përcaktimi i një afati dhe angazhimi me ambasadoren amerikane përpara mediave, se do bëjnë maksimumin për të përfunduar në 31 maj, u duk jo i arsyeshëm.

Pse duhet të përfundojë kaq shpejt kodi i ri zgjedhor? Pse nuk marrin kohën e nevojshme partitë për të diskutuar dhe zgjidhur të gjitha pikat që kanë mbetur pezull? Ç’ do ndodhë me depolitizimin e administratës zgjedhore? Me Kolegjin Zgjedhor? Me KQZ-në? Me qeverinë tranzitore? Indentifikimin, votimin dhe numërimin elektronik? Po me sistemin?

Nuk ka kohë nga ora 19.00 e së dielës deri në 24.00 për t’i zgjidhur të gjitha. Me siguri shumica e këtyre çështjeve do të mbeten pa zgjidhur. Atëherë pse nxitohet? Pse nuk i lihet koha Këshillit Politik t’ i zgiidhë deri në fund të korrikut kur përfundon sesioni parlamentar? Nëse zgjedhjet, sipas Kodit të ri, do të mbahen në 15 prill deri në 15 maj të 2021, cfarë i nxiton palët ta përfundojnë sot?

Përgjigja vjen nga njerëzit e besuar të së dy partive të mëdha. Jo në periudhën e pranverës 2021, por në vjeshtën e 2020 do të ketë zgjedhje të parakohshme. 15 tetor deri në 15 nëntor, me gjasë në 1 nëntor do të mbahen zgjedhjet. Mesa duket është ambasadorja amerikane që e ka përfunduar negociatën mes palëve që përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 2021 të ketë zgjedhje lokale, në mënyrë që asnjëra palë mos të hyjë në pranverën e 2021 në avantazh. Kështu zgjedhjet lokale do të jenë testi i parë i Kodit të ri Zgjedhor.

Partitë e mëdha u kanë kërkuar tashmë të besuarve të gjejnë stafet se fushata do të fillojë menjeherë pas përfundimit të kodit zgjedhor. Pritet vetëm data e saktë./ Dosja.al

Related Posts

30 vite në arrati, vrasësi i trefishtë shqiptar pritet të ekstradohet në Belgjikë
Kryesore

30 vite në arrati, vrasësi i trefishtë shqiptar pritet të ekstradohet në Belgjikë

25/05/2026
Ministri grek i Mbrojtjes sot në Tiranë, fokusi në marrëveshjen e detit
Kryesore

Ministri grek i Mbrojtjes sot në Tiranë, fokusi në marrëveshjen e detit

25/05/2026
Blog

Nuk votuan Berishën, (ri)zgjodhën Ramën kryeministër

25/05/2026
Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Kryesore

Tërmet 4 ballë në Greqi

25/05/2026
Aksidentoi për vdekje fëmijën 7 vjec, policia shoqëron regjisorin Petri Bozo
Kryesore

Aksidentoi për vdekje fëmijën 7 vjec, policia shoqëron regjisorin Petri Bozo

25/05/2026
Nga konfiskimi tek e mira publike, Lamallari: Pasuritë e krimit po u kthehen qytetarëve. 61 milionë euro të sekuestruara vetëm gjatë vitit 2025
Kryesore

Nga konfiskimi tek e mira publike, Lamallari: Pasuritë e krimit po u kthehen qytetarëve. 61 milionë euro të sekuestruara vetëm gjatë vitit 2025

25/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nuk më bëhet vonë fare”, debati i ashpër me Mozën, Iliri komenton situatën: Nisi si një shaka…

“Nuk më bëhet vonë fare”, debati i ashpër me Mozën, Iliri komenton situatën: Nisi si një shaka…

26/05/2026
“Arkiv për finale!”/ Malbora hedh dyshime të forta, çfarë po ruan për Indrin?

“Arkiv për finale!”/ Malbora hedh dyshime të forta, çfarë po ruan për Indrin?

25/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al