Ish-kryetari i PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko hedh akuza ndaj Universitetit ‘Eqrem Çabej’ në Gjirokastër, drejtuesit e të cilit thotë ai, refuzuan ta lejonin të zhvillonte në auditor aktivitetin “Ditët e Kujtesës”, organizuar nën kujdesin e Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung (KAS), Institutit për Studime Politike (ISP), Qendra për Zhvillim Rajonal (CRD) dhe ish studentët e asaj kohe. Aktiviteti organizohej me rastin e 28 vjetorit të Levizjes Studentore 1991. Sipas Bejkos Universiteti i Gjirokastrës vazhdon të jetë një bunker politik i së majtës.
“Rektorati i Universitetit te Gjirokastres refuzoi te na lejonte ta zhvillonim aktivitetin perkujtimor ne auditor, aty ku dhe u zhvillua protesta studentore per rrezimin e Diktatures Komuniste dhe Demokratizimit te vet Universitetit. Ashtu si ne 90-91 ky universitet vazhdon te jete nje bunker politik i se majtes nga frengjite e se ciles qellohet me armen e prapagandes partiake gjithcka dhe gjithkush qe nuk konsiderohet si i tyre. Ai Universitet qe ka sot me pak studente se nje shkolle e mesme qyteti, duhet depolitizuar, duhet reformuar, duhet rivitalizuar duke e rithemeluar nga e para. Universiteti “Eqrem Cabej” eshte i qytetit, qytetareve dhe mbare shqiptareve. Ai duhet tu kthehet atyre. ( Ndjese gjithe atyre pedagogeve dinjitoze qe punojne ne ate godine)”, shkruan Bejko në faqen e tij në Facebook.
Edhe Argjirolajm.net e ka mbështetur vazhdimisht idenë se Universiteti ‘Eqrem Çabej’ duhet rithemeluar. Reformimi dhe shkundja e tij e plotë është domosdoshmëri. Kasta e pedegagogëve, sidomos atyre të korruptuar dhe të paaftë njëkohësisht, e mban peng universitetin për vite me radhë. Kushdo që i heq një tullë murit të rezistencës së kësaj kaste i bën nder universitetit dhe Gjirokastrës.
©argjiroja.net