POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. L., 41 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.