Sali Berisha foli gjatë seancës plenare këtë të hënë në lidhje me rritjen e çmimeve në vend.
“Sot mediat informuan se shqiptarët blenë ushqimet e tyre mesatarisht 20% më shtrenjtë se një muaj më parë.
Rritja stratosferike e ushqimeve ka bërë që sirenat e urisë të oshëtijnë në të katërt e vendit.
Rritja stratosferike e ushqimeve ka bërë që dhjetëra të sëmurë të mos blejnë dot ushqimet e tyre.
Narko-qeveria nuk ka bërë asgjë, ka krijuar bordet që janë shushunja monopolistike.
I bëj thirrje anëtarëve të bordeve të japin dorëheqjen të mos përligjin këtë vjedhje që u bëhet nga monopolistët qytetarëve shqiptarë.
Inflacioni ka vetëm një përgjigje indeksimin dhe jo krijimin e bordeve.
Të marrë fund kjo praktikë e shushunjave. Bordet i kanë blerë me lecka monopolet.
Qytetarët varfërohen, bordet pasurohen, oligarkët pasurohen”, tha Berisha.